Afër 650 të burgosur në burgun e Dubravës kanë hyrë në grevë urie. 
Të burgosurit kërkojnë amnistinë e cila ju ishte premtuar sic thanë ata për RTK-në nga ministri i drejtësisë para një viti dhe asgjë nuk është bërë në këtë drejtim.
Grevistët përmes telefonit u shprehën se deri në plotësimin e kërkesës së tyre nuk do të zmbrapsen nga greva, kjo u konfirmua nga një anëtar i këshillit grevist i cili deshti të mbete anonim.
Këshilli Grevist në Burgun e Dubravës nëpërmes një njoftimi për media thekson se greva ka nisur mbrëmë pas mesnatës ndërsa theksohet se do të vazhdojë deri në realizimin e kësaj kërkese.
Këshilli Grevist thotë se mospërmbushja e premtimit të Qeverisë për miratimin e shpejt të ligjit amnisti ka shkaktuar pakëanqësi dhe zhgënjim te të bugosurit.
Ndërkaq, Ministria e Drejtësisë ende nuk është prononcuar për këtë çështje.

 E në anën tjetër, Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sot në Qendrën Korrektues në Dubravë me rastin e shpërndarjes së mëngjesit, në Pavionin 5 ku janë të vendosur 143 të burgosur, 84 prej tyre kanë refuzuar të pranojnë mëngjesin, ndërsa, me rastin e shpërndarjes së drekës, të gjithë ata që kanë refuzuar mëngjesin, kanë pranuar drekën.
 Ky shërbim njofton se në bazë të ligjeve dhe rregullave institucionale, grevë konsiderohet atëherë kur nga momenti i refuzimit të ushqimit të kalojnë 24 orë, andaj, në bazë të kësaj konstatojmë se ligjërisht nuk ka pasur grevë. 


/rg/shqiptarja.com/