Çdo popull duhet të njohë të shkuarën e tij sado e errët qoftë ajo ndryshe s'mundet kurrësesi të ketë identitet. Pikërisht nën këtë moto, instituti i i krimeve të komunizmit në bashkëpunim me gjithë grupet e interesit ka gati planin për kthimin e burgut të Spaçit në një muze sipas modeleve gjermane. Gëzim Peshkëpia drejtor i këtij instituti sqaron se si është konceptuar muzeu i spacit.

"Një nga ato ndërtesat mund të marri atë pamjen siç ka qenë ndërsa një tjetër do të luante rolin e një muzeu të vogël ku të jenë të ekspozuara pamje, fotografi, monitorë ku të shfaqen dëshmitarët që e kanë vuajtuar atë, kjo është shumë e rëndësishme"-tha drejtori

Një nga arsyet e mungesës së informacionit tek të rinjtë për periudhën komuniste sipas Peshkëpisë është edhe mungesa e politikave arsimore për të mësuar mbi të shkuarën.
"Të them të drejtën brezi i ri nuk është mjaft i informuar. Gazetarët gjermanë kishin në dorë dy tekste historie të shkollave të mesme. Unë të them të drejtën nuk e dija që e gjithë kjo periudhë ishte e pasqyruar në 15 rrjeshta, kur ma treguan u habita-tha Peshkëpia

Kthimi i burgut të Spaçit në muze kërkon edhe financime të shumta për të cilat drejtori i institutit apelon që të kontribojnë të gjithë.
"Nga fillimi i muajit nëntor ne do të nism një grup pune në drejtim të Spaçit i cili do të konkretizojë me shifra sesa shkon kostoja e këtij projekti"-shtoi drejtori i Institutit
Shumë prej kampeve të internimit apo burgjeve të sistemit komunist në Shqipëri tashmë janë shkatërruar e për të vetmin që ka mbetur ende në këmbë kërkohet bashkëpunimi i të gjithëve për ta ruajtur.

Foto të tjera..
Redaskia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Foto të tjera..Redaskia online
(s.m/shqiptarja.com)

FOTO