Një 23-vjeçare shqiptare në Lavrio të Greqisë ka denoncuar ish-partnerin e saj shqiptar pasi sipas saj e ngacmonte dhe e kërcënonte vazhdimisht.
Sipas raportimeve të mediave greke, e reja, nënë e një fëmijë 3 vjeç ndodhej në një kënd lojërash kur ish-partneri i saj u shfaq dhe iu drejtua me fjalë kërcënuese.
23-vjeçarja e cila ishte në pritje të një fëmije të dytë të ish-bashkëshortit, u transportua në spital për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Menjëherë pas daljes e reja denoncoi ngjarjen në polici, ndërkohë që për mbrojtjen e saj janë marrë masa sigurie.
Ajo pretendon se në vitin 2024, kur ajo dhe 31-vjeçari ishin ende në një lidhje dhe kishin një fëmijë, ai u kthye në banesë dhe sipas saj nën efektin e substancave narkotike, e sulmoi fizikisht.
E reja ka treguar se si e ka goditur me grushte dhe shkelma, e ka tërhequr me forcë nga flokët dhe e ka kërcënuar me jetën, deri në momentin kur humbi ndjenjat. Sipas dëshmisë së saj, sulmi ka ndodhur edhe në një moment kur ajo mbante në krahë fëmijën e tyre.
Sipas saj 31-vjeçari i cili ndodhet në azil është aktualisht në kërkim nga policia greke në kuadër të procedurës së flagrancës pas një incidentit të ndodhur një ditë më parë në zonën e Pyllit të Palmave në Lavrio.
Ndërkohë raste të tilla janë përsëritur një javë më parë në të njëjtin vend ku një 32-vjeçar rumun ka sulmuar me thikë ish-partneren e tij dhe bashkëjetuesin e kësaj të fundit, i cili ishte me orgjinë nga Shqipëria.
Ngjarja ka ndodhur mesnatën e së premtes në banesën e ish-gruas së 32-vjeçarit rumun.
Ky i fundit, sipas mediave greke prej kohësh e përndiqte ish-partneren e cila kishte nisur një bashkëjetesë të re.











Komente
Komento