MIRDITE - Ish-burgu i Spaçit në rrethin e Mirditës po përfundon për skrap, duke dëmtuar një relike të çmuar të kujtesës historike të regjimit komunist. Një shqetësim i tillë ka sjellë mbajtjen nën mbikqyrje nga forcat e rendit të Mirditës, të cilat kanë kapur në veprim 6 persona që kanë dëmtuar elementë të rëndësishëm të këtij objekti për t’i marrë hekurin e shitur për skrap.
Nga një operacion i zhvilluar nga Policia e Mirditës është bërë e mundur arrestimi i personave përgjegjës, ndaj të cilëve ka nisur edhe procedimi penal në gjendje të lirë nën akuzën e shkatërrimit të pronës. Pashk Lleshaj - 65 vjeç, Zek Kol Koca, Pal Ndrec Nikolli - 38 vjeç, Ilir Tuci - 31 vjeç, Marin Merfana - 18 vjeç dhe Nikoll Prendi - 58 vjeç, që të gjithë banorë të Repsit, Mirditë.
Ata janë kapur në flagrancë duke nxjerrë skrap në mjediset e ish-burgut të Spaçit në Mirditë, shpallur qendër muzeale e kategorisë së dytë. Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar disa vegla pune, të cilat shërbenin për heqjen e hekurit; një sasi hekuri e përgatitur për skrap si dhe mjetet me të cilat do ta transportonin. Materialet, në ngarkim të personave përgjegjës për dëmtimin e ish-burgut të Spaçit, i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.
Dëmtimi i ish-burgut të Spaçit për skrap ishte kthyer në një shqetësim për njësinë vendore që ka nën juridiksionin e saj këtë objekt të mbrojtur nga shteti, por lënë në mëshirë të fatit.
(eh/ash/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com