Burgu për karantinën/ Skëndaj: Gjobat po japin efekt, mos ndryshoni Kodin Penal! Amnisti të dytë për të burgosurit

TIRANE-Drejtoresha e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj në një lidhje me Skype në Report Tv me gazetaren Migena Sotiri u shpreh kundër ndryshimeve të Kodit Penal dhe kriminalizimit të shkeljes. Skëndaj deklaroi se masat administrative, pra gjobat po japin efekt, po ashtu numri i të prekurve është në ulje dhe në vijim qeveria parashikon lehtësimin e masave. Prandaj, vijoi më tej, juristja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit Shqipëria nuk është në kushtet kur duhet të ashpërsojmë politikën penale.

"Në kushtet kur rrezikshmëria e përhapjes paraqet tendenca ulje dhe masat kanë dhënë efekt, nuk lind nevoja, nuk është e përshtatshme të bëhen ndryshim enë Kodin Penal. Vetë qeveria po propozon që një pjesë e shërbimeve të ketë lehtësira. Do të ishim pro nëse do të kishim përkeqësim të situatës, që nuk e shikojmë të tillë. Forma të tilla të kriminalizimit të parashikoheshin si kundravatje penale. Për faktin se sot po propozohet ulja e popullatës në burgje, pasi përbën rrezik të lartë.

Gjithashtu të rishikosh kodin tani kërkon konsultim të thelluar me ekspertët më të mirë të së drejtës penale dhe Kushtetuese. Ky konsultim nuk mund të realizohet. Amendamentet u bënë publike në datë 8, sot po diskutohet në komision. Por për të marrë mendimet më të mira kërkon konsultim të gjithanshëm. Kufizimet e të drejtave dhe lirive të shtetasve i lejojnë në mbrojtje të shëndetit, por nuk duhet të cënojnë thelbin. Cdo kufizim që vendoset nga shteti aq më tepër rishikimi i Kodit kërkon përshtatje me rrethanat.

Kushtet dhe rrethanat janë se numri i të infektuarve është në ulje, po respektohet karantina, prandaj nuk është e përshtatshme që me procedurë të përshpejtuar të bëhen këto ndryshime. Nuk duhet ta teprojmë me masat, duhet të jetë jo vetëm proporcionale por të respektojnë të drejtat e njeriut. Kam qenë në kontakte me organizata homologe. Ka një kategorizim për cështjet penale. Kemi shtete që në Kodet Penale kanë parashikuar si kundravajtje penale mos bindjen ndaj karantinës apo izolim e distancimin, por janë bërë në situatë të zakonshme dhe të jashtëzakonshme.

Ndërsa ata që kanë propozuar dënime penale, e kanë bërë më së pari se ka pasur një rritje të kurbës dhe më së dyti vetë këto shtete janë kritikuar nga organizatat e tyre të të drejtave të njërit. Nuk jemi në kushtet, sepse cdo ndryshim nuk mund të marrë ndryshime shabllon të vendeve të tjera. Pra, prevalon konteksti, ne nuk jemi në kushtet kur duhet të ashpërsojmë politikën penale, pasi masat administrative dhanë rezultat. Duhet të vazhdohet me distancimin fizik të qytetarëve, sidomos grupeve të riskuara. Nuk është e përshtatshme të kriminalizohet vepra penale" tha ajo.

Një nga pikat që pritet që të shtohet në Kodin Penal lidhet me dënimin me burg për personat që thyejnë karantinën dhe shkaktojnë vdekjen e personit që infektojnë. Por Skëndaj thotë se kjo pikë ndodhet në Kodin Penal. "Vrasja me dashje apo paramendim që kemi në kod nuk e konkretizojnë ardhjen e pasojës kur një person e kryen me dashje. Ne në Kod mund të rregullojmë disa nga situatat. Të zgjerohet në një moment të dytë, por si kundravajtje, jo me burg. Dënimi me burg është masa e fundit që duhet të zbatohet. Edhe njerëz që nuk janë të infektuar janë rrezik potencial për t'u penalizuar. Nuk është as imediate dhe as e justifikuar". Por a do ta dërgojnë në Kushtetuese nëse miraton ndryshimet? "Nuk është momenti për kundërshtimin e paketës në Kushtetuese. Edhe ne jemi fokusuar te grupet në nevojë, Kuvendi të reflektojë dhe ta shikojë në një moment të dytë".

Drejtoresha e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj u ndal edhe te situata në burgje duke kërkuar një amnisti të dytë për lirimin e personave që nuk janë me rrezikshmëri për shkak të situatës së krijuar nga COVID dhe faktit që në institucionet e vuajtjes së dënimit një mjek përgjigjet për 700 të dënuar. "Nuk kemi kontaktet që kemi pasur më parë për të marrë ankesat, por kemi ngritur si shqetësim që akti normativ për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi, nuk përfshin një numër të gjerë dhe sugjerimi ynë ka qenë që ata që nuk paraqesin rrezikshmëri të kenë mundësi të përfitojnë dhe së dyti të rishikohen masa të tjera dhe të studiojnë mundësinë për një amnisti të dytë për ata që nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore. Burgjet kanë probleme në drejtim të personeli shëndetësor është një mjek për 700 persona. Këto masa janë propozuar autoriteteve" përfundoi Skëndaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë