Burim Jusufi, shqiptari që kërcen me Rihannën

Burim Jusufi, shqiptari që kërcen me Rihannën
Burim Jusufi është një djalë nga Maqedonia, i cili ka pasur rastin të takojë nga afër dhe madje të kërcejë me pop yllin , Rihanna. Po si ka ndodhur kjo?! Burimi ka vite që jeton në Zvicër me familjen e tij, ndërsa si profesion ka kërcimin profesional me të cilin merret në Basel të Zvicrës. Kishte udhëtuar fillimisht drejt Las Vegasit për disa ditë pushimi, ndërsa më pas kishte shkuar në Nju Jork ku rastësisht shfaqet në një audicion ku janë përzgjedhur kërcimtarët e koncerteve të Rihanës në Australi. Në një konkurrencë tepër të ashpër, Burimi arrin të fitojë vendin e kërcimtarit kryesor të turneut, duke qenë gjithmonë pranë këngëtares së njohur, ndërsa këtë e ka bërë falë talentit dhe pamjes së tij të bukur.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mark Rutte njofton nisjen e stërvitjes bërthamore të NATO-s: Jetike të forcojmë mbrojtjen tonë

Mark Rutte njofton nisjen e stërvitjes bërthamore të NATO-s: Jetike të forcojmë mbrojtjen tonë