Burime në Bruksel: BE nuk hap kufijtë me Shqipërinë më 1 korrik

Burime në Bruksel: BE nuk hap kufijtë me Shqipërinë më 1 korrik

Bashkimi Europian nuk ka dhënë ende një qëndrim zyrtar nëse do të hapë kufijtë në datën 1 korrik ashtu si ishte njoftuar dhe siç kishte rekomanduar Komisioni Europian. Por burime diplomatike shqiptare në Bruksel bëjnë me dije se vendim është marrë dhe BE nuk do të hapë kufijtë me Shqipërinë të mërkurën dhe disa vende të tjera. Por gjithsesi Bashkimi Europian do të rishqyrtojë këtë vendim pas dy javësh, në mes të muajit korrik pasi të vlerësojë situatën e covid në Europë.  

Burimet e BE-së pohojnë se për një kategori të konsiderueshëm të qytetarëve nuk duhet të vlejnë kufizimet, ku ata shqiptarë që kanë leje qëndrimi në vendet e BE do të lejohen të hyjnë dhe të dalin, lëvizjet për punë sezonale në bujqësi, udhëtimet për studime, për diplomatët, punonjësit shëndetësorë dhe disa kategori tjera. Po ashtu kufizimet nuk do të vlejnë për personat të cilët do të kalojnë tranzit.

Greqia njoftoi këtë të premte çeljen e sezonit turistik duke filluar nga 1 korriku, por kufiri me Shqipërinë do të qëndrojë ende i mbyllur. Shtyrja e hapjes së kufijve tokësore me Shqipërinë ka të bëjë me marrjen e mëtejshme të masave për të mbrojtur vendin nga Covid-19 pas rasteve të fundit të shfaqura në Shqipëri.

Edhe Mali i Zi mbylli kufijtë tokësor me Shqipërinë përveç kalimit tranzit me kushtin që personi që kalon kufirin të ketë bërë tamponin në 48 orët e fundit dhe të jetë negativ.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)