Burime: Pas Elbasanit, priten
shkarkime edhe në Lushnje

Burime: Pas Elbasanit, priten<br />shkarkime edhe në Lushnje<br /><br>
Pas shkrirjes së Drejtorisë së Policisë së Elbasanit, burime pranë Policisë së Shtetit konfirmojnë për Shqiptarja.com se me urdhër të kryepolicit, Haki Çako pritet të shkarkohen edhe krerët e komisariatit të Policisë së Lushnjes. 

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se masat vijnë për shkak të kriminalitetit dhe pas përplasjeve të fundit. Elbasani njihet si qyteti më problematik në vend për shkak të kriminalitetit dhe bandave që kontrollojnë qytetin, ndërsa në asnjë rast ngjarjet e rënda nuk janë hetuar nga policia. 

Ndërkohë, një aksion i policisë i datës 18 shtator në Elbasan solli edhe përplasjen e bluve me njerëzit e biznesmenit Petrit Çela. Djali i këtij të fundit, Suel Çela dhe shoku i tij Enea Bekteshi goditën me një “Audi” të blinduar automjetin e zv/drejtorit të policisë së Elbasanit, Gjergji Oshafi.

Masa priten edhe ndaj policisë në Lushnje, pas masakrës së një jave më parë ku humbën jetën gjatë një atentati në qendër të qytetit Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, shokë të Xhuljo Shkurtit, nipit të Aldo Bares, ndërsa vijojnë të jenë në kërkim si autorë të dyshuar Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë