EKSKLUZIVE/ Burime siriane për Report TV: Alvini mbërrin në Damask, ndoshta që sot drejt Italisë

EKSKLUZIVE/ Burime siriane për Report TV: Alvini mbërrin në Damask, ndoshta që sot drejt Italisë

Afrim Berisha dhe Alvin Berisha

Dy ditë pas lajmit ekskluziv për nxjerrjen nga kampi Al-Hol në Siri të Alvin Berishës, Report Tv ka mësuar detaje të reja ekskluzive nga operacioni për shpëtimin e 11-vjeçarit shqiptar, prej 5 vitesh në kampin nën pushtetin kurd. Burime nga Gjysmë Hëna e Kuqe siriane të kontaktuar me telefon nga Report Tv, tregojnë se  Alvin Berisha ka dalë nga kampi katër ditë më parë dhe dje ka mbërritur në kryeqytetin sirian.

Tre ditë ai ka qëndruar në një vend të sigurt (safe house) në Qamishli, një fshat të veri të Sirisë ndërsa ditën e djeshme u trasnsferua në një vend të sigurt në Damask. Ditën e sotme, nëse nuk ka pengesa të tjera burokratike, pritet që Alvini të shoqërohet nga Kryqi i Kuq ndërkombëtar dhe të shkojë në Bejrut, e më pas drejt Italisë, ku jeton prej vitesh babai dhe dy motrat e tij.

Operacioni për shpëtimin e Alvinit po kryhet nga Gjysmë Hëna e kuqe siriane dhe Kryqi i Kuq ndërkombëtarë, ndërkohë që kanë qenë në kontakt me autoritet italiane dhe ato shqiptare të niveleve më të larta. Këto të fundit deri në këtë moment nuk kanë dhënë asnjë konfirmim mbi zhvillimet e operacionit.

Historia e Alvin Berishës theu zemrat e shumë personave, pasi babai i tij, Afrim Berisha, e kërkonte prej vitit 2014, kur nëna e tij shqiptare, braktisi familjen në Itali ku jetonin prej vitesh dhe e mori Alvinin, në atë kohë 6 vjeç, në kampin Al Haul në Siri, (kufi me Turqinë). Jeta atje u kthye në tragjedi.  Nëna e tij shqiptare, që kohët e fundit para se ta rrëmbente nga babai kishte vënë shami, kishte nisur të lutej dhe kishte shfaqur sjellje radikale, kishte vdekur në kamp së bashku me një burrë të huaj që ishte martuar.

Alvini mbeti i vetëm, dhe pas përpjekjeve të shumta të babait të tij, emisioni investigativ "le Iene" arriti të gjejë 11-vjeçarin dhe të bëjnë takimin përlotës mes babait dhe djalit pas 5 vitesh. Por sërish u ndanë me lot: Alvini nuk mund të nxirrej nga kampi nën pushtetin kurd, mbi të gjitha me rritjen e tensioneve mes Turqisë dhe Sirisë. I dëshpëruar, babai i Alvinit ktheu sytë nga shteti shqiptar, ku kërkoi ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama, i cili edhe pse pranoi të ishte një situatë e vështirë, tha se do të bënte gjithçka për ta kthyer Alvinin pranë babait, dhe dy motrave, përmes po një plani me partnerët strategjikë për nxjerrjen nga kampi të Alvinit dhe shqiptarëve të tjerë të bllokuar.

Kampi me mbi 70 mijë persona ka me mijëra fëmijë, shumica e të cilëve kanë lindur aty, dhe gjithçka është në kufijtë e mbijetesës. Al Haël është kampi më i madh në kufi me Turqinë, 29 mijë gra ndodhen aty jo vetëm nga Lindja e Mesme por edhe Evropa, gra luftëtarësh të ISIS.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ehhh: 07/11/2019 08:34

    Po kesaj qe i hante vrima pse nuk iku vet, po mori dhe femijen atje. Po njeres me budallenj nuk kam pare

    Përgjigju
  • fake news: 07/11/2019 00:39

    vini re shprehjet: kishte vënë shami, kishte nisur të lutej dhe me një burrë të huaj që ishte martuar. min terrorist iku me dashnorin ne siri dhe vdiq nga nje bombe qe po pergatiste te bente terrorizem. ju plasi ne makine. kjo eshte e verteta

    Përgjigju
  • fajin e ka saliu edhe per kete: 07/11/2019 00:34

    po Rama eshte i madh or jahuuu....ai e nxori edhe kete. ai eshte lider i madh botror

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen