Revoltohen banorët e Gurit të Bardhë në Klos. Projekti i bashkisë së Tiranës për të marrë ujë nga Guri i Bardhë në Mat ka ngritur në revoltë banorët e kësaj zone.

Banorët thonë se nuk do të lejojnë askënd ti afrohet burimit të tyre të ujit. Ata shprehen se janë njohur nga mediat në lidhje me projektin e Erion Veliajt, por ky projekt, sipas tyre, është i papranueshëm.

Kryetari i fshtit Petralb dhe banor të ndryshëm thonë se do të përdorin çdo formë për të mos lejuar marrjen e ujit të tyre.

I të njejtit medim me banorët është edhe kryetari i bashkisë Klos, Basir Çupa.

Ai thotë se ideja për marrjen e atij burimi është i papranueshëm. Çupa është shprehur se do të jetë vetë në krye të protestës së banorëve, madje nëse do të jetë e nevojshme çështjen do ta çojnë edhe në gjykatë.

Marrja e burimit të ujit në Gur të Bardh të Klosit do të linte pa ujë 5 fshatra të kësaj bashkie.

Aktualisht nga Gurra e Gurit furnizohen fshatra Xibër, Murrizë, Shkallë, Gurë i Bardhë, Petralb dhe fshati Fshat.

Kundër dhe deputetja Dhurata Çupi
Kundër idesë së kryebashkiakut Erion Veliaj për të marrë ujin e burimit të Gurit të Bardhë për qytetin e Tiranës, është edhe deputetja e Matit, Dhurata Çupi. 

Ajo shkruan në Facebook se uji i këtij burimi nuk mjafton për plotësimin e nevojave të banorëve të zonës në bashkinë Klos dhe si e tillë nuk mund të merret nga një bashki tjetër. 

"Dëgjoje zoti Kryeministër !!!
Ka disa ditë që ripërseritet në media nga Erion Veliaj se paska nji studim për të furnizuar Tiranën me ujin e burimeve natyrore të Gurit të Bardhë të bashkisë Klos.
Natyrisht që kjo inisiativë ka nervozuar qindra qytetarë tè Klosit që banojnë aktualisht, ose kanë pronat e tyre aty dhe rikthehen herë pas here , por edhe mua si deputete e që sot jam pranë tyre dhe interesave të tyre. 
Së pari që këto burime ujore janë të pamjaftueshme për këto zona jo mè të përdoret edhe për Tiranën
Sè dyti është nën juridiksionin e nji bashkie tjetër që nuk është pyetur.
Së treti është abuziv , demagogjik dhe korruptiv. 
Është vendim autoritar në kuptimin që sot mjafton ti kujtohet dicka Veliajt dhe pa pyetur askënd të merr edhe pronen private apo pasurine natyrore te zones.
Prandaj duhet mbrojtur pa u prekur kjo pasuri natyrore dhe të mund tè shërbejë vetem për ata banorë që sot jetojnë dhe punojnë në këto zona.
Çdo qëndrim tjetër është në pabesi ndaj këtyre banorëve
", shkruan Dhuarata Çupi.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com