BURKINA FASO- Presidenti i përkohshëm në Burkina Faso, Michel Kafando njoftoi se kabineti qeveritar do të shpallet jo më vonë se ditën e shtunë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kafando i cili ka emëruar kolonelin Isaac Zida për formimin e qeverisë është shprehur se ekzekutivi do të formohet brenda 72 orëve. Ndërsa Zida në një konferencë për shtyp, ka kërkuar mbështetjen e komunitetit lokal dhe atij ndërkombëtar për të siguruar një tranzicion paqësor.
Zida i cili ngarkimin e detyrës ndaj tij për formimin e qeverisë së përkohshme e lidh me besimin ndaj forcave të sigurisë është shprehur se do ti qëndrojë deri në fund autoritetit dhe përgjegjësive të dhëna dhe se do të bëjë të pamundurën për zhvillim e një procesi zgjedhor demokratik dhe transparent.
Zida gjithashtu ka deklaruar se për të rifituar besimin e publikut do të qëndrojnë larg nga egoizmi dhe bashkë me këtë ai theksoi se janë duke punuar mbi reformat e reja për të ardhmen e vendit.
Gjithashtu duke u bazuar në rregulloren e kushtetutës të 1991 të miratuar javën e kaluar theksohet se në kabinet do të marrin pjesë 25 anëtarë.
Marrë nga "Anadolu agency"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com