Burns: Ka ardhur koha që Serbia të
pranojë se Kosova është e pavaru

Burns: Ka ardhur koha që Serbia të<br />pranojë se Kosova është e pavaru
UASHINGTON - Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Nicholas Burns, që u angazhua intensivisht në negociatat që çuan në pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, se marrëveshja e tanishme midis Kosovës dhe Serbisë është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur.

“Marrëveshja është një hap përpara, ndonëse nuk shkon deri aty ku ne të gjithë do të dëshironim. Mendoj se tani ka ardhur koha që qeveria e Serbisë ta pranojë se Kosova është një shtet i pavarur, që nuk do të kthehet në ndonjë formë vartësie tek Serbia, pas asaj lufte të përgjakshme”, tha Burns për “Zërin e Amerikës”.

Ai shtoi se rruga për Serbinë që të modernizohet dhe të jetë e suksesshme, për t’u afruar dhe anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe në NAT0-n është që ta trajtojë Kosovën në mënyrë të drejtë.

“Pa dyshim që kjo situatë është më e favorshme se sa ajo që ekzistonte për disa vjet që pas përfundimit të luftës në Kosovë”, tha ish-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Niveli më i ulët historik, euro po këmbehet me 100.23 lekë, BSH: Bizneset duhet të përshtaten me normalitetin e ri

Niveli më i ulët historik, euro po këmbehet me 100.23 lekë, BSH: Bizneset duhet të përshtaten me normalitetin e ri