Burra: Sa më shumë stërvitje
aq më të mëdha përfitimet

Burra: Sa më shumë stërvitje<br />aq më të mëdha përfitimet
Meshkujt e të gjitha grupmoshave mund të përmirësojnë cilësinë e jetës dhe tëreduktojnë rrezikun për sëmundje koronare, hipertension, diabet të tipit II apo disa forma të kancerit duke ushtruar aktivitet fizik të moderuar. Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm që stërvitja është e mire për ne. Është e drejtë të thuash që çdokush dëshiron të jetë i shëndetshëm. Në të njëjtën kohë shumica prej nesh nuk ushtrohen mjaftueshëm. Asnjëherë nuk është vonë nëse merrni në considerate përfitimet e mëposhtme:

1.Ul nivelin e kolesterolit:
Tek meshkujt, me kalimin e viteve, nivelet e kolesterolit fillojnë të lëvizin në drejtim të gabuar. Aktiviteti fizik influencon në nivelet e kolesterolit në gjak duke ulur nivelin e “kolesterolit të keq” që në mjekësi njihet si LDL kolesteroli, dhe të triglicerideve. Ndërkohë nivelet e “kolesterolit të mirë”, i njohur ne gjuhën mjekësore si HDL kolesteroli, rriten. Kjo realizohet me anë të rritjes së prodhimit dhe nxitjes së aktivitetit të disa enzimave në muskuj dhe mëlçi. Këto të fundit shndërrojnë kolesterolin në një formë më të favorshme, konkretisht HDL kolesterol. Një studim danez I kryer në 2007 tregoi se aktiviteti fizik i rregullt shoqërohej me nivele më të larta të HDL-kolesterolit.

2.Ul rrezikun për hipertension:
Nga studimet e kryera në Universitetin e Minesotës në meshkuj nga 18 deri në 30 vjec, të ndjekur për 15vjet, rezultoi se sa më i lartë të ishte niveli i aktivitetit fizik aq më i ulët ishte risku për të zhvilluar hypertension arterial. Stërvitja e rregullt ul presionin e gjakut në përafërsisht 75% të personave hipertensivë. Mënyra sesi stërvitja mund të reduktojë presionin e gjakut mbetet ende e paqartë, por të gjitha format e stërvitjes duket se janë efektive në reduktimin e presionit të gjakut me mesatarisht 11 mmHg për presionin sistolik dhe 8 mmHg për atë diastolik.

3. Parandalon sëmundjet kardiovaskulare:
Ekziston një lidhje direkte midis mungesës së aktivitetit fizik dhe shëndetit kardiovaskular. Aktiviteti i rregullt fizik e bën zemrën tuaj, ashtu si çdo muskul tjetër, më të forte. Një zemër më e fortë hedh më shumë gjak pa u sforcuar. Prandaj meshkujt që ushtrojnë aktivitet fizik të paktën 2 herë në javë kanë 41% më pak rrezik për të zhvilluar sëmundje koronare krahasuar me ata që nuk ushtrojnë.

4.Parandalon dhe kontrollon diabetin e tipit II:
Diabeti është tashmë një sëmundje me përmasa endemike që ka prekur 170 milionë njerëz në të gjithë botën. Rritja e incidencës së diabetit vjen kryesisht si rezultat I obezitetit dhe inaktivitetit fizik. Programet për parandalimin e diabetit zbuluan sesi stërvitja dhe rënia në peshë të kombinuara me dietën e balancuar ulin rrezikun për diabet të tipit të dytë. Vullnetarët në këtë program nuk ishin pjesmarrës në maratona. Në fakt, stërvitja që ata bënin ishte ekuivalente me djegien e vetëm 593 kalorive (e barabartë me 9.6 km ecje në javë).

5.Parandalon kancerin e kolonit:
Kanceri i kolonit është një nga shkaqet kryesore të mortalitetit te meshkujt. Ekspertët shprehen se afërsisht 80% e rasteve të kësaj sëmundjeje mund të parandalohen. Është e nevojshme mbajtja e një diete të pasur me fibra dhe drithëra. Stërvitja përbën një element po aq të rëndësishëm sa dieta. Studimet kanë treguar se aktiviteti fizik mund të ulë rrezikun e kancerit te kolonit me 30 deri 40 %.

6. Kocka më të forta:
Një tjetër efekt i padëshiruar I plakjes është dobësimi i kockave, I cili përbën një rrezik të madh për fraktura. Ajo që në mjekësi njihet si osteoporozë është humbja e densitetit kockor me plakjen e njeriut. Aktiviteti fizik ul në mënyrë dramatikerrezikun per fraktura të legenit siç tregon dhe një studim i kryer në
meshkuj të grupmoshës 40 deri 60 vjec.

7. Shëron dhimbjen e shpinës:
Duke rritur forcën muskulore, rezistencën, me përmirësimin e fleksibilitetit
dhe posturës, stërvitja e rregullt ju ndihmon të parandaloni dhimbjen e shpinës. Studimet kanë provuar që stërvitja është efektive kundër rikthimit të dhimbjes së shpinës.

8. Përmirëson humorin, largon stresin dhe mund të përfaqësojë një alternativë ndaj mjekimeve me antidepresivë:
Herë pas here, instruktorët e fitnesit dëgjojnë të thuhet nga klientët e tyre që stërvitja i bën ata të ndiehen më mirë. Humori ndikohet nga faktorë psikosocialë, biokimikë dhe mjedisorë. Stërvitja mund të shkaktojë çlirimin në gjak të disa molekulave proteinike të quajtura endorfina. Këto janë përgjegjëse për ndjenjën e euforisë dhe një gjendjeje mirëqënieje të përgjithshme . Studime të vazhdueshme kanë treguar që stërvitja përmirëson shëndetin mendor dhe redukton simptomat e depresionit. Madje, efekti antidepresiv i stërvitjes së rregullt fizike është i krahasueshëm me atë të medikamenteve antidepresive.

9. Rrit jetëgjatësinë:
Njerëzit që janë fizikisht active jetojnë më gjatë. Stërvitja e rregullt ul rrezikun e vdekjes së parakohshme. Gjatë nje studimi u vu re se meshkujt që ishin të angazhuar në aktivitete si joga, ski dhe not kishin një probabilitet 21% më të ulët për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare apo sëmundje të tjera vdekjeprurëse gjatë kësaj periudhe studimi.

10. Ju ndihmon të bini në peshë dhe të keni trup më të bukur:
Dhe së fundmi, nëse ushtroheni rregullisht ju do të keni një trup më të bukur pa qënë nevoja t’i nënshtroheni kirurgjisë. Stërvitja iu ndihmon të reduktoni masën dhjamore dhe të shtoni atë muskulare.Mënyra më e mirë për të rënë në peshë është kombinimi iushtrimeve kardiovaskulare, stërvitja rezistente dhe kufizimi i kalorive.

Natyrshëm lind pyetja : Sa duhet të stërvitemi për të pasur përfitimet që u përmendën më sipër?
Përgjigjia se sa shumë duhet të stërviteni varet pjesërisht nga ajo që kërkoni. Djegia e përafërsisht 1000 kalorive më tepër në javë me anë të aktiviteteve fizike ka shumë mundësi të zgjasë jetën tuaj. Ecja gjysmë ore çdo ditë është gjithcka që ju duhet të bëni për të ulur në mënyrë domethënëse rrezikun e kancerit të kolonit dhe diabetit. Sa më shumë aktivitet fizik të kryeni në jetën e përditshme, aq më të shëndetshëm do të jeni. Shume studime mbi aktivitetin fizik tregojnë një lidhje të fortë dozë-përgjigje: “sa më shumë stërviteni, aq më të mëdha janë përfitimet”.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza