Sipas një studimi të rinjtë në kohën e sotme nuk janë aq aventureskë sa etërit e tyre një gjeneratë më parë, sepse ata janë më pak të aftë dhe kanë mungesë motivimi.
Studimi zbuloi se meshkujt janë bërë më pak të gatshëm të angazhohen në emocione si dhe të kërkojnë aktiviteteve, kjo gjatë gjatë 35 viteve të fundit.
Një studim i hershëm i kryer në fund të viteve 1970 gjeti se meshkujt ishin 48 për qind më të dhënë se sa gratë për të qenë të përfshirë në aktivitete sportive.
Ndërsa sot burrat janë vetëm 28 për qind më shumë të dhënë se sa gratë për të marrë pjesë në aktivitete sportive që përfshijnë adrenalinë dhe aventurë , të tilla si parashutë ose alpinizëm.

Studiuesit pretendojnë se kjo është një tregues i pakësimit të dëshirës për emocion.
Dr. Kate Cross, e cila kreu studimin në Universitetin e St Andrews, tha se rezultatet tregojnë se të rinjtë kanë humbur “shkëndijën” e nevojshme për t’u përfshirë në aktivitetet emocionuese.
Studimi gjithashtu tregoi se dallimet e seksit në fusha të tjera nuk kanë ndryshuar me kohën.
Për shembull, meshkujt vazhdimisht kanë patur rezultate më të larta në mospëlqimin e aktiviteteve të përsëritura dhe për të shijuar situata sfiduese sociale.
Hulumtimi është publikuar në gazetën “Scientific Reports”.
Redaksia Online
(Jetona Koçibelli/ Shqiptarja.com)









