Nënkryetari i PD, Roland Bejko ka reaguar ashpër për zhvillimet e ditës së sotme, në komisionin për Median, ku deputetët Gazment Bardhi e Flamur Noka u përplasën ashpër me deputeten Flutura Açka, të cilës i shkulën edhe mikrofonin për të mos e lënë të fliste.
Bejko u shpreh ashpër, duke i cilësuar Bardhin dhe Nokën si ‘burreca’ ndërsa Açkën si të patrembur.
Reagimi i plotë:
Pse, i quani burra ju ata?!
Jo kushdo që vesh një kostum e kravatë burrash është burrë.
Burrë të bën tjetër gjë, jo pamja, jo veshja, as trashja me mundim e zërit të hollë e të përdredhur...
Burrat janë pak, burrecër tip gorresh, i ke me shumicë në parlament.
Unë pashë aty ulur një shqiponjë që syri nuk ia bënte tërr edhe pse çukitej nga dy sora e një korb i zi.
Ju paskeni parë burra?!
Për burrin e keq, të pabesë e dredharak, shqiptarët kanë një fjalë....
Lajmi kryesor: