Burrel,12 vjeçarja vuante nga zemra
e mjekonin për ftohje vite me rradhë

Burrel,12 vjeçarja vuante nga zemra<br />e mjekonin për ftohje vite me rradhë
Historia e një 12 vjeçareje nga qyteti i Burrelit është denoncuar nga një qytetar në rrjetet sociale, për shkak të sëmunjdes së saj dhe pakujdesisë së mjekëve të cilët janë ”kujdesur” për të.

Në rrëfim thuhet se Joranda është mjekuar deri në moshën 10 vjeçare me antibiotikë në spitalin e Burrelit për ftohje. Por nga analizat që ajo bëri më vonë në Tiranë u zbulua se 12 vjeçarja kishte patur probleme me zemrën.

”E mori vesh nga analizat që bëri rastësisht në Tiranë se nuk i jepnin letrën doktorrët e qytetit të Burrelit për vizitë në Tiranë. Vetëm i jepnin një përgjigje ka ftohje dhe e mbanin shtuar në spital me serume e gjilpëra pa fund. Në spitalin e Tiranëns doli që kishte nevojë për unazë në zemër por familja ishte e këputur. Ndërhyri kisha katolike dhe e dërguan me shoqata në Itali e bëri operacionin. Ndërkohë atje i shpërthyen lloj lloj problemesh nga antibiotikët që i kishin bërë doktorët në Burrel. Mushkëritë e prishura, muskuli i zemrës i dobët dhe veshkat me albuminë. U kthye nga Italia, shiten çdo gjë që patën në shtëpi dhe vajza kërkon akoma shpëtim nga pakujdesia e doktorrëve tanë”, thuhet në denoncimin e bërë në faqen ”Jeta osh qef”, ku kërkohet ndihmë për 12 vjeçaren.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane