Burrel, fshati Gropë pa rrugë, banorët
transportojnë të sëmurët në shpinë

Burrel, fshati Gropë pa rrugë, banorët<br />transportojnë të sëmurët në shpinë
BURREL-Prej më shumë se 25 vitesh banorët e fshatit “Gropë” të njësisë administrative Lis në Burrel, janë pa një rrugë funksionale.
 
Banorët e kësaj lagje në formë proteste kërkuan këtë të shtunë të rikthehet vëmendja edhe tek ata, të cilët nevojën e vetme dhe kërkesën e vetme ndaj pushtetit vendor e atij qëndror kanë bërjen funksionale të rrugës.
 
Ndonëse deri në nëntor të vitit të kaluar në këtë rrugë mund të kalonin vetëm mjetet bujqësore, por shirat e fundit edhe atë copë rrugë e kanë bërë të pakalueshme.
 
Banorët thonë se gjatë gjithë këtyre viteve iu është premtuar rehabilitimi i rrugës, por deri tani premtimet nuk janë mbajtur. Gjithashtu banorët thonë se vetëm në fushata elektorale kërkohet takimi me ta nga kandidatët për drejtues vendor apo deputet, e më pas askush nuk i pyet më për hallet e tyre.

‘’Puna e rrugës, do ta bëjmë aty do e bëjmë këtu u merrte Komuna me këtë puna. Komuna nuk e çau kokën për këtë punë.
 
Tek bashkia kemi qenë 3 herë dhe nuk e ka vënë ujin në zjarr. Na kanë thënë do të çojmë inxhinerët të bëjmë projektin. Kjo rrugë është hap një herë, janë marrë lekët një herë.
 
Kam të sëmurin brenda, invalid. Nuk kam ku e çojmë të bëj një gjilpërë. Vdesim, duam të punojmë tokën. Duam që të na vijnë makina deri tek shtëpia. Kaq kërkojmë nga shteti dhe bashkia.
 
Në raste emergjence ne vdesim dhe askush nuk na ndihmon’’,
-janë shprehur të shqetësuar banorët.
 
Mungesa e rrugës është më shumë problematike edhe për transportimin e të sëmurëve sepse për të dalë në rrugën kryesore ata duhet t'i mbajnë në krah, ose të mos lëvizin nga shtëpia fare.

Në këto kushte, banorët e indinjuar thonë se do të përshkallëzojnë protestën e tyre.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla