Qyteti i Burrelit ishte ndalesa e radhës e ministres së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, në kuadër të turit “Rilindja e qyteteve”.

Ajo inspektoi punimet për parkun e ri të lojërave në këtë qytet, teksa shtoi se investimet në projekte të tjera nuk do të mungojnë.

gjermeni

gjermeni

”Qëllimi i dytë është patjetër për të pasur mundësi që gjithë kjo krahinë, Burreli, Krahina e Matit, të intesifikojë përpjekjet bashkë me Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit për tërheqjen e sa më shumë turistëve edhe për ta kthyer në një destinacion të preferuar turistik brenda vendit”,-ka thënë Gjermeni në fjalën e saj.  

gjermeni

Sipas ministres Gjermeni po punohet shumë për promovimin e resursve turistike të kësaj zone, siç janë liqeni i Shkopetit, i Ulzes apo lumi Mat.

“Në kuadrin e promovimit të paketave turistike rajonale që ne si ministri në bashkëpunim me agjensinë kombëtare të turizmit dhe me agjensinë e udhëtarëve ndërkombëtar kemi promovuar rafting apo kanoe në këtë lum të Matit edhe në liqen”,-është shprehur ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni.

gjermeni

Në fund Ministrja Gjermeni e shoqëruar edhe nga kryebashkiakja e Burrelit, Adelina Farrici, inspektuan punimet edhe në bllokun e pallateve në lagjen “Pjetër Budi”, ku po bëhet sistemi i lagjes me fondet e Bashkisë së Burrelit.
 
gjermeni