Një i dënuar në burgun e Burrelit e siguronte lëndën narkotike nëpërmjet avokatit të tij.

Kjo skemë ka marrë fund mëngjesin e sotëm teksa në prangat e policisë së Burrelit ka rënë avokati Ilirjan Dyzeni, 27 vjeç nga Lezha.

27-vjeçarit i janë gjetur disa doza me lëndë narkotike të llojit heroinë të cilat i kishte destinuar për të burgosurin Mariglen Pergjini edhe ky nga qyteti i Lezhës.

Burime pranë policisë së Burrelit thanë se Dyzeni ishte prej kohësh nën hetim nga policia.

Mariglen Përgjini është transferuar nga burgu i Shënkollit në Lezhë në atë të Burrelit pasi kishte dhunuar prokurorin Ervin Beqiri në qeli gjatë marrjes në pyetje.

Përgjini akuzohet për vrasjen e një te riu, ngjarje e ndodhur në vitin 2013 në fshatrat e qytetit të Lezhës.

I ri ka denoncuar më herët në A1 Report faktin se vrasjen për të cilën akuzohet e ka kryer shoku i tij.


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)