Burrel/ Kishte përshtatur lokalin për lojëra fati, arrestohet pronari

Burrel/ Kishte përshtatur lokalin për lojëra fati, arrestohet pronari

Sendet e sekuestruara

Burrel-Pronari i një lokali në lagjen "Partizani", Burrel është vendosur në pranga pasi akuzohet se në këtë ambient viheshin baste sportive.

Gjatë kontrollit në lokalin e 29-vjeçarit me inicialet A.D., uniformat blu sekuestruan një sasi e vogël kanabisi, 1 mjet prerës thikë, 10 bileta bingoje, 3 celularë, 1 kompjuter, 1 printer dhe 1 armë sportive pistoletë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në DVP Dibër,  nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar se në një lokal, në lagjen "Partizani" Burrel, viheshin baste sportive.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë pronari i lokalit shtetasi  A.D., 29 vjeç, banues në Burrel, i cili kishte përshtatur lokalin e tij për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të lojrave të fatit. Në lokalin e 29-vjeçarit, u sekuestruan një sasi e vogël canabisi, 1 mjet prerës thikë, 10 bileta bingoje, 3 celularë,  1 kompjuter, 1 printer dhe një shumë parash.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PS abstenon e s'e çon mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Tentoi të kalonte në mënyrë të paligjshme 4 afganë për në Mal të Zi, në pranga 28-vjeçari

Shkodër/ Tentoi të kalonte në mënyrë të paligjshme 4 afganë për në Mal të Zi, në pranga 28-vjeçari