BURREL- Një pikë karburanti në aksin rrugor Burrel-Milot është bërë pre e grabitjes nga 3 persona me maska dhe me armë.

Grabitja ka ndodhur rreth orës katër të mëngjesit të sotëm në pikën e karburantit të shtetasit, Ndoc Ceka, në afërsi të shkollës tetë vjeçare në të fshatit Baz në komunën Ulez të rrethit të Matit.

Mësohet se grabitësit të armatosur kanë mësyrë pikën e karburantit që ndodhet shumë pranë rrugës nacionale Burrel-Tiranë, kur në objekt ndodhej vetëm roja i natës shtetasi, Haxhi Cakoni, 50 vjec.

Ky i fundit nën kërcënmin e armëvë është detyruar të dorëzojë xhiron e ditës e cila shkonte deri në 1 milion lëkë të vjetra.

Pas kësaj grabitësit janë larguar më një makinë të zezë në drejtim të Milotit,ndërsa 50 vjecari ka njoftuar pronarin e tij dhe më pas policinë për grabitjen.

Uniformat blu kanë mbërritur menjeherë në vëndngjarje dhe kanë marrë në pyetje rojen, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Grabitjet në këtë zonë janë një fenomen shqetësues, ndërsa terreni i vështirë dhe i thyer favorizon grabitësit për tu larguar pasi përfundojnë misionin e tyre.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)