BURREL - Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu është pritur nga banoret e Burrelit në një takim elektoral ku shoqërohej nga kandidati i APPD për këtë bashki. Zoti Mediu u ka kujtuar banorëve të kësaj zone se gjatë dy viteve të qeverisjes së majtë janë varfëruar më shumë dhe që i ka detyruara fati t’i drejtohen eksodit për në vendet e BE. Kryerepublikani Mediu tha se 21 qershori duhet të jetë dita që ndëshkon ata që i varfëruan më shumë.
"Dy vjet ne pushtet qeverisin socialistet, a jane ata me mire?? Absolutisht jo. A kemi sot shanse punesimi? Mendoj qe jo. Por a jemi me nje varferi shume me te madhe? Per fatin e keq shqiptaret i jane kthyer eksodit drejt vendeve re BE. Ne duhet te shkojme me 21 qershor me bindjen qe do t`i themi Jo varferise, t`i themi Jo papunesise, por njekohesisht me dashuri dhe respekt per njeri tjetrin t`i themi Po te ardhmes se femijeve tane, te prinderve, te ardhmes se Matit dhe te gjithe Shqiperise", - u shpreh Mediu.
Apeli i kryetarit të PR-së për banorët e Burrelit ishte i qartë kur i ftoi ata të votojnë të djathtën në këto zgjedhje, numrin 13 të Partisë Republikane dhe kandidatin e opozitës për drejtimin e Bashkisë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO