Burrel, një tjetër fëmijë helmohet
nga kërpudhat, 25 raste në teto

Burrel, një tjetër fëmijë helmohet<br />nga kërpudhat, 25 raste në teto
BURREL - Një vajzë 8-vjeçare nga Klosi është pacientja e radhës që u paraqit dje në spitali ne Burrelit për të kërkuar ndihmë pasi shfaq shenja intoksikimi.

E mitura kishte konsumuar kërpurdha dhe vetem pak orë më vonë shfaqi shënja helmimi dhe u dergua me urgjencë në spitalin e Burrelit mbrëmjen e djeshme.

Vajza ndodhet nën vëzhgimin e mjekëve të cilët thonë se është jashtë rrezikut për jetën. 

Ky është rasti i 25- të nga zona e Klosit që helmohen nga këpurdhat në dy javët e fundit, ndërsa një tjetër e mitur gjeti vdekjen pikërisht nga ky shkak.
 
Drejtori i Shëndetit Publik të rrethit Mat,  Zylfi Dika në një prononcim telefonik për A1 Report tha se fëmijët kanë konsumuar kërpudha të cilat dalin pas shiut dhe mblidhen nga fëmijë dhe njerëz që nuk i njohin dhe më pas i konusmojnë. Dida thotë se është bërë sensibilizimi në mediat lokale.
 
Drejtori i Shëndetit Publik tha se vajza me inicialet A.A është në gjëndje të mirë dhe po mbahet nën vëzhgim të mjekëve.     

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Konjufca ngre alarmin: Qindra njerëz në Serbi po stërviten për një sulm në Kosovë

Konjufca ngre alarmin: Qindra njerëz në Serbi po stërviten për një sulm në Kosovë