Rikthehen lindjen përmes operacionit në maternitetin e Burrelit. Gjatë fundjavës është bërë edhe operacioni i parë në maternitetin e Burrelit nga mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni” të Tiranës të cilët i janë bashkuar sistemit të patronazhimit edhe në këtë qytet.

Mjekja obstetërgjinekologe, Nazmie Ceni sëbashku me mjekun tjetër Ervis Vata, kanë realizuar edhe operacionin e parë pas rikthimit të shërbimit në këtë maternitet ku lindja e fundit me operacion është bërë më  19 Tetor 2016.

“Sot është dita e dytë e punës sonë këtu në “Maternitetin e Burrelit” ekipi paraardhës ka bërë tre lindje spontane, kjo që shikoni është një lindje me operacion, ishte planifikuar për ditën e hënë por për shkak të dhimbjeve është operuar sot. Operacioni vajti mirë, ka lindur djalë, shpresoj të na shkoj mirë puna edhe në të ardhmen dhe lindjeve që do jenë më pas,” tha Nazmie Ceni Mjeku Obstetërgjinekologe.

Edhe nëna që solli në jetë djalin me anë të operacionit falënderoi mjekët e ardhur nga Tirana që mundësuan lindjen pa patur nevojë ta kryente atë në kryeqytet.

"Falenderoj mjekët mjekët, ju uroj një vit të mbarë, edhe fëmijën e parë e kam lindur me operacion edhe i dyti shkoj mirë çdo gjë. Nëse nuk do ishin këta mjekët do isha detyruar të ikja në Tiranë,” tregoi nëna e foshnjës.

Materniteti i spitalit të Burrelit është futur nga Ministria e Shëndetësisë në sistemin e patronazhimit që ka nisur  nga mjekët e spitalit “Koço Gliozheni” të Tiranës.

Në 10 ditëshin e parë të këtij patronazhi në Spitalin Rajonal te Burrelit janë kryer 148 vizita ekografike dhe konsulta, 5 lindje nga këto 3 lindje natyrale dhe 2 me operacion të asistuara nga mjekët e ardhur nga Tirana.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com