BURREL- Shkon në 31 numri i personave të helmuar nga kërpudhat në rrethin e Matit përgjatë dy javëve të fundit. Gjatë ditës së sotme në spitalin e Burrelit kanë mbërritur edhe 3 persona të tjerë, 2 meshkuj dhe një femër për të marrë ndihmë mjekësore, si pasojë e helmimit nga kërpudhat e pakontrolluara.
Mësohet se 2 prej tyre të helmuarve 40 dhe 45 vjeç janë bashkëshortë, i treti është një dajlë 17-vjeçar.
Ata kanë deklaruar se kërpudhat i kanë blerë në tregun fshatar dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Një tjetër 16-vjeçare nga fshati Dom në Klos është helmuar nga kërpudhat mbasditen e sotme.
Deri tani 29 raste janë shënuar në Klos, 1 nga komuna Ulëz dhe një tjetër në komunën Baz.
Në rrethin e Matit ka nisur një fushatë sensibilizuese për qytetarët në mënyrë që të kenë kujdes në kosumimin e kerpudhave të pakontrolluara, pasi disa lloje mund të jetë vdekjeprurëse.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com