Burri dhunon ish-gruan në dyert
e Gjykatës së Tiranës

Burri dhunon ish-gruan në dyert<br />e Gjykatës së Tiranës
TIRANË - Dhuna në familje ka  mbërritur edhe në dyert e Gjykatës së Tiranës aty, ku liria e individit është më e mbrojtur se në çdo vend tjetër nga ana ligjore. Ngjarja ka ndodhur në katin e tretë të gjykatës, ku 38-vjeçari Genc Sefa ka dhunuar ish-bashkëshorten e tijë 25 vjeçaren Adelajda Sefa, në sy të trupit gjukues. Çifti ndodhej në gjykatë për seancën gjyqësore se kujt do t’i kalonte kujdestaria e fëmijës së tyre 6 vjeçar. Pasi trupi gjykues ka dhënë vendimin që, fëmija i tyre do t’i kalonte nën kujdestari së ëmës, 38-vjeçari Sefa ka goditur ish-gruan  e tij.

Pasi ka dhunuar ish-gruan, Genci Sefa është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Sefa është shpallur në kërkim, ndërsa forcat e Komisariatit numër dy të kryeqytetit dhe pse prezent në ambientet e brendëshme të Gjykatës, nuk kanë mundur të ndërhyjnë për të arrestuar në flagrancë shtetasin Genci Sefa. Ndërsa sipas rrëfimit të ish-gruasë së Genci Stefës në komisariatin nr. 2 të kryeqytetit bëhet e ditur se Adelajda Sefa u dhunua nga bashkëshorti i saj Genci Sefa 38-vjeç, pasi Gjykata vendosi që ajo të mbajë fëmijën.

Çifti Sefa ishte ndarë në gjykatë në datën 4 korrik të 2013. Gjatë seancës gjyqësore të divorcit, të dy palët kanë qenë dakord për zgjidhje kurore. Gjatë seancës së katër korrikut Genci Sefa ka deklaruar përpara trupit gjykues se është dakort me zgjidhjen e martesës pasi nuk shkojnë më me gruan dhe se nuk merren vesh. Por ai kishte kërkuar kohë nga Gjykata që të qendronte me fëmijën pasi kishte tetë muaj që nuk e kishte takuar. “Më pas të bëhet një intervistë me mua dhe me fëmijën dhe më pas të pyetet fëmija nga Gjykata” ka deklaruar Sefa në seancën gjyqësorë të datës 4 korrik.

Për këtë ka qenë dakort edhe nëna e fëmijës. Ndërsa në seancën e djeshme ku ishte dhe procesi për vendosjen e kujdestarisë, ka ndodhur ngjarja e paprecedentë, pas vendimit të gjykatës për t’i kaluar kujdestarinë e fëmijës Adelajda Stefës. Kjo nuk është hera e parë që gjykata e Tiranës kthehet në arenë dhunë, pasi herë pas here sidomos çështjet për zgjidhje martese apo çështjet që lindin si pasojë e divorcit kthehen gjithmonë në pikënisje për dhunë midis çifteve të ndarë.

Një vit më parë në ambientet e gjykatës në sy të fëmijës së vet të mitur, Blerim Metaliaj ka qëlluar me grusht të shoqen Pembe Metaliaj, duke e gjakosur atë në fytyrë, ndërsa vetëm pak çaste pas sulmit ai ka dalë nga ambientet e policisë me pranga në duar. Një rast tjetër ka ndodhur edhe në janar të 2011, ku një grua e dhunuar nga bashkëshorti, i është drejtuar gjykatës për ndihmë duke denoncuar burrin e saj. Pasi në Gjykatën e Tiranës kishte përfituar urdhër-mbrojtje dhe ja kishte dorëzuar gruas vendimin, burri ka dhunuar në korridorin e gjykatës gruan.

Lajmi u përditësua

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 26.07.2013
 
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!