Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Korçë, ku 45-vjeçari Bledar Trëndafili leu me benzinë dhe i vuri flakën ish-gruas duke i shkaktuar plagë të rënda.
Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Koçiu e konsideron ngjarjen shumë të rëndë dhe thekson se mjekët po bëjnë më të mirën që ta shpëtojnë.
‘Mjeket e shërbimit të Djegie-Plastikës në QSUNT po bëjnë më të mirën e mundur për Melisën, vajzën, nënën e dy femijëve të vegjël nga Korça, e cila u sulmua sot në mënyrë brutale nga një “burrë” frikacak, që duhet të ishte krahë saj për ta mbështetur në rritjen e edukimin e fëmijëve, por që sot në mënyrë tinzare vendosi të kthehet në agresorin e saj, nënës së fëmijëve të tij.
E teksa inkurajoj institucionet përgjegjëse për ndalimin dhe dënimin maksimal të tij, i jam pranë me zemër familjes së Melisës. Askush nuk duhet të përjetojë një dhimbje të tillë.
Do të qëndrojmë kundër dhunës dhe mbështesim të gjithë ato gra që bëhen viktima të këtyre “burrave” që meritojnë ndeshkim maksimal. Kjo është një betejë që askush nuk e fiton dot vetëm, ndaj bashkë duhet të punojmë shumë e të bëjmë të pamundurën, të parandalojmë ngjarje si kjo e sotmja.’- shkruan ministrja.
Lajmi kryesor:
Korçë/ Ishin në proces divorci, burri lyen me benzinë gruan e i vë flakën dhe më pas arratiset! 31-vjeçarja pëson djegie të shumta! Shkak dyshohet xhelozia
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?
-
Dialog
25.6%
-
Debat
50%
-
Nuk e di
24.4%
Vota total: 90
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Korçë/ Ishin në proces divorci, burri lyen me benzinë gruan e i vë flakën dhe më pas arratiset! 31-vjeçarja pëson djegie të shumta! Shkak dyshohet xhelozia
31 Gusht, 17:44
-
Përballja me Vllazninë, Gvozdenovic kërkon fitoren e parë sezonale: Skënderbeu është gati
31 Gusht, 17:33
-
‘Veri-Jug’ rikthehet në sezonin e ri në Report Tv, të dielën ora 13:30 reportazh në Bulgarec të Korçës
31 Gusht, 10:27
-
Vendbanimi i lashtë i Linit zbulon se si u përhap bujqësia në Evropë
31 Gusht, 07:09
-
Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 71-vjeçari në Maliq
30 Gusht, 09:04
-
Rikonstruktohet gjimnazi 'Ymer Dishnica' në Korçë, gati të presë 340 nxënës e mësues
30 Gusht, 08:56
-
Vepra e Gorkit ‘Vassa Zheleznova’, me regji të Enke Fezollarit çel edicionin e 11-të, të Festivalit të Komedisë në Korçë
29 Gusht, 16:11
-
“Dhimbje barku, temperaturë, të vjella, dobësi trupore”, fluks i lartë fëmijësh në Pediatrinë e Pogradecit
28 Gusht, 16:12
-
Korçë/ Autobusi përplas këmbësoren! Shoferi shoqërohet në Komisariat, 53 vjeçarja dërgohet në spital
27 Gusht, 16:21
-
VIDEOLAJM/ Stuhia hedh në tokë pemët në Korçë
26 Gusht, 21:07
-
Po kontrabandonte 50 pako me ilaçe nga Greqia, pranga në Kapshticë 36-vjeçarit. U gjetën të fshehura në pjesën frigoriferike të autobusit
26 Gusht, 13:31
-
Pas tre vitesh gërmime, arkeologët i vënë “vulën” zbulimeve në Korçë: Vendbanimi 5500 vite Para Krishtit
23 Gusht, 15:17