Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë vijojnë bojkotin e mësimit, tashmë në javën e dytë.

Fillimisht, ata dolën në rrugët kryesore të qytetit me pankarta dhe thirrje për më shumë të drejta, duke shprehur pakënaqësitë ndaj qeverisë. Në mbështetje të studentëve u rreshtuan dhe disa pedagogë të universitetit.

Më pas protesta u shua por mësimi nuk iu rikthye normalitetit.

Në mbledhjen e Këshillit Studentor u vendos te vijojë bojkoti i procesit akademik, duke e konsideruar forme mbështetjeje për protestat që po zhvillohen në Tiranë.