'Burri i deputetes së PS solli nga Italia skenën për Kuvendin e Berishës', Gjylameti i përgjigjet Bashës: Halucinacione, s'kemi lidhje me kompaninë! Bashkë do shihemi në gjyq

'Burri i deputetes së PS solli nga Italia skenën për Kuvendin e Berishës', Gjylameti i përgjigjet Bashës: Halucinacione, s'kemi lidhje me kompaninë! Bashkë do shihemi në gjyq

Blerina Gjylameti

'Shpifje'  i ka konsideruar deputetja e PS-së, Blerina Gjyklameti akuzat e kreut të PD-së, Lulzim Bashës një ditë më parë se bashkëshorti i deputetes socialiste në bashku me një kompani italiane e me një televizion kombëtar kanë sjellë skenën në 'Arenën e Hajnisë', duke iu referuar Kuvendit të Berishës.

Me një postim në Facbook, Gjylameti thotë se kompania pë rtë cilën flet Basha nuk ka lidhje me të e familjarët e saj, teksa thekson se do ta hedhë në gjyqë kryedemokratin .

"E mirëkuptoj gjendjen e vështirë psikologjike në të cilën ndodhesh në këto momente, por kjo nuk i justifikon në asnjë moment halucinacionet, aq më tepër kur je dhe shpifës recidivist. Kompania që thua nuk ka asnjë lidhje me mua, e me familjarët e mi e për këtë bashkë do shihemi në gjyq me shpresën që nuk do i shpëtosh drejtësisë si çdo herë me justifikime qesharake… Deklarata ime e para dy javëve me z. Alibeaj i referohet dhunimit, uzurpimit dhe thyerjes të çdo norme dhe ligji në fuqi duke keqpërdorur foltoren e parlamentit si edhe thirrjes së përsëritur për rikthimin në shinat e ligjshmërisë, pasi të kishte zgjidhur hallin e madh që ju kishte zënë për të treguar se kush është kryetari… Sikleti që të ka rënë, nuk do të thotë se duhet të mashtrosh pa teklif e më pak të përfshish në farsën që ke ngritur tërë këto vite për të justifikuar humbjet, familjarët e mi apo Partinë Socialiste… Lider nuk munde të bëhesh, por nëse të ka mbetur edhe pak dinjitet, bëhu burrë dhe përballu me drejtësinë", shkruan Gjylameti.

Akuzave të Bashës iu përgjigj dje edhe Berisha, që i konsideroi shpifje, teksa shtoi se do t'i bënte shpejt publike kostot e organizimit të Kuvendit të thirrur prej tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton