'Nëse nuk duan të përdhunohen, gratë nuk duhet të dehen', komenti i partnerit të Giorgia Melonit ndez debate në Itali

'Nëse nuk duan të përdhunohen, gratë nuk duhet të dehen', komenti i partnerit të Giorgia Melonit ndez debate në Itali

Komentet e fundit e Andrea Giambruno, bashkëshorti i kryeministres italiane, Giorgia Meloni, ka vënë në siklet këtë të fundit i cili në një prononcim ka sugjeruar se “femrat që duan të shmangin përdhunimin nuk duhet të dehen bareve”.

Para dy vitesh Meloni kishte thënë për bashkëshortin e saj rreth kësaj çështjeje: “E kam armikun në shtëpi”.

Opozita italiane ka kërkuar që Meloni të distancohet nga komentet e bashkëshortit të saj, ku u interpretuan nga mënyra nga më të ndryshme nëpër media.

“Nëse shkon diku për të kërcyer je e lirë të konsumosh alkool, por nëse arrin të mos bëhesh tapë e të humbësh ndjenjat, mund dhe të shmangësh telashe si këto, sepse ndryshe do të gjesh ujkun”, kishte thënë Andrea Giambruno në programin e tij në Rete 4, në debatin për dy raste përdhunimi që kishin ndodhur në Palermo e Napoli.

Giambruno, i cili ka një vajzë shtatë-vjecare me Meloni, mbështeti komentet e redaktorit të së përditshmes së djathtë vendase ‘Libero’, Pietro Senaldi, i cili tha më herët: “Nëse do të shmangësh përdhunimin mos i humb ndjenjat, ruaje mendjen rreth vetes”.

Të dy bashkëbiseduesit dënuan përdhunuesit duke i përshkruar ata si “ujq”, por kërkonin më shumë ndërgjegjësim nga gratë, dhe kjo mjaftoi që mediat liberale të nisnin stuhinë e kritikave duke akuzuar Giambruno për “fajësim të viktimës”.

Cecilia D’Elia, senatore të majtës PD që prej 15 vitesh është në opozitë, tha në një deklaratë për çështjen: “Ata vetëm ua vënë fajin femrave. Mos dil vetëm, mos shko ku është errësirë, mos u vish në mënyrë provokative, unë nuk i pranoj këto. Nëse një vajzë pi pak më shumë, ajo mund të presë dhimbje koke por jo të përdhunohet”, teksa kërkonte që Meloni të distancohej nga komentet e partnerit”.

Giambruno i ishte përgjigjur kritikave duke thënë: “Sikur të kisha thënë diçka të gabuar do të kisha kërkuar falje, por nuk është kështu dhe asnjë politikan nuk më tregon çfarë të them. Përdhunimi është i përçmueshëm. Unë mora lirinë t’u them të rejave të mos dalin qëllimisht për t’u dehur e për të bërë droga, i kërkova të bëjnë kujdes sepse e keqja është gjithmonë aty. Nuk kam thënë se meshkujve u lejohet të përdhunojnë një femër nëse ajo është e dehur”.

Tani kryeministrja duhet të peshën e polemikave mbi shpinë pas deklaratës së bashkëshortit të saj. Deri më sot, nuk ka pasur asnjë koment nga Meloni.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Më 24 dhjetor në Tiranë mbrëmje festive për Krishtlindje! Muzikë festive, koncert në 19:00 në sheshin “Skënderbej”

Më 24 dhjetor në Tiranë mbrëmje festive për Krishtlindje! Muzikë festive, koncert në 19:00 në sheshin “Skënderbej”