Burri i Nora Istrefit, vajzë jashtë
martese?! Roberti rrëfen të vërtetën

Burri i Nora Istrefit, vajzë jashtë<br />martese?! Roberti rrëfen të vërtetën
Gazeta Telegraf postoi pak orë më parë disa foto të një vajze të vogël, e cila sipas tyre, ishte vajza e Robert Berishës, bashkëshortit të Nora Istrefit. Në sajt thuhej se vajza e vogël ishte fryt i një marrëdhënieje me një vajzë që tashmë jeton në Londër.

Gazeta Express ka dhënë më pas detaje të tjera; vajza e ka emrin Arona dhe është 9 vjeç. Vetë Roberti zgjodhi të 'sqarojë' zërat dhe në një komunikatë për Express artisti pranoi se ka pasur një lidhje me nënën e vajzës, por shumë përpara se ai të krijonte lidhje me Norën.

Sa i përket vajzës së vogël, ai nuk e ka pranuar se ajo është e bija e tij, por ka dhënë një përgjigje të tillë: “Nëse vazhdojnë tendencat negative, unë do të padis kompaninë e prezervativëve”.

“Gruan time e dua shumë, është femra më e bukur në botë për mua. Me të kam një vajzë që për mua e ka vlerën më të madhe se vetë jeta ime”, ka thënë ai për Norën dhe vajzën e tyre të vogël, Renee. Kujtojmë se Roberti dhe Nora janë martuar vitin që shkoi, pas një marrëdhënieje të gjatë dhe janë bërë prinder në maj të këtij viti. 
robert berisha
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi