Burri i vrau gruan, 2 fëmijët e më pas veten në Kosovë/ Komuna shpall ditë zie, anulohen festimet për Vitin e Ri! S’ka spektakël fishekzjarrësh

Burri i vrau gruan, 2 fëmijët e më pas veten në Kosovë/ Komuna shpall ditë zie, anulohen festimet për Vitin e Ri! S’ka spektakël fishekzjarrësh

Komuna e Vitisë e ka shpallur ditë zie të premten, pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbrëmë në fshatin Pozhoran të kësaj komune. Sonte, në natën e ndërrimit të viteve,  s’do të ketë as festime në sheshin e qytetit.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, komuna ka bërë me dije se është marrë vendim që të anulohen gjitha aktivitetet festive për sonte në ndërrimin të viteve në qendër të qytetit, ku nuk do të ketë spektakël fishekzjarrësh si viteve të tjera.

“Ngjarja tragjike e familjes Zuka, ku mbetën të vrarë 4 anëtarë të kësaj familje nga Pozherani, ka prekur thellë Institucionet komunale dhe qytetarët e komunës së Vitisë. Qeveria komunale, në mbledhjen e mbajtur sot, ka vendosur që dita e premte më 1 janar 2021, kur do të bëhet edhe varrimi i katër anëtarëve të familjes Zuka, të jetë ditë zie. Gjithashtu, është marrë vendim që të anulohen gjitha aktivitetet festive për sonte në ndërrimin e motmoteve në qendër të qytetit në Viti, e as nuk do të ndezën fishekzjarre si viteve të tjera”, thuhet në njoftim.


Lajmi kryesor:

U shua një familje në Kosovë/ Çifti Zuka në konflikt prej vitesh! Komuna shpall ditë zie, anulohen festimet për Vitin e Ri! S’ka spektakël fishekzjarrësh (VIDEO)


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)