U shua një familje në Kosovë/ Çifti Zuka në konflikt prej vitesh! Komuna shpall ditë zie, anulohen festimet për Vitin e Ri! S’ka spektakël fishekzjarrësh (VIDEO)

KOSOVA- Detaje të reja kanë dalë në sipërfaqe për ngjarjen e tragjike e cila ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Pozhoran të Kosovës, rreth orës 18:00 ku kryefamiljari i familjes Zuka me një armë zjarri i ka marrë jetën brutalisht 2 djemve dhe gruas së tij.

Mësohet se çifti Zuka, ka pasur prej kohësh konflikte martesore dhe me se mes tyre diskutohej mundësia e divorcit.

Fetah Zuka mbrëmjen e djeshme në banesën e tyre fillimisht i ka drejtuar armën gruas së tij Makfire Zuka, duke i marre jetën të parës e më pas ai ka vrarë edhe dy djemtë e tij Arbër dhe Hamdi Zuka. Pasi i ka marrë jetën 3 pjesëtarëve të familjes së tij ai është larguar nga shtëpia dhe në dhe në një distancë prej 15 metrash ka qëlluar më të njëjtën armë edhe veten.

Familja jetonte prej kohësh në emigrim, në Zvicër dhe ishte kthyer në Kosovë vetëm për fesat e fundvitit. Kjo festë u kthye në një tragjedi Eskiliane.

Arbër dhe Hamdi Zuka

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:57
Burri i vrau gruan, 2 fëmijët e më pas veten në Kosovë/ Komuna shpall ditë zie, anulohen festimet për Vitin e Ri! S’ka spektakël fishekzjarrësh

Komuna e Vitisë e ka shpallur ditë zie të premten, pas ngjarjes tragjike që ndodhi mbrëmë në fshatin Pozhoran të kësaj komune. Sonte, në natën e ndërrimit të viteve,  s’do të ketë as festime në sheshin e qytetit.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, komuna ka bërë me dije se është marrë vendim që të anulohen gjitha aktivitetet festive për sonte në ndërrimin të viteve në qendër të qytetit, ku nuk do të ketë spektakël fishekzjarrësh si viteve të tjera.

“Ngjarja tragjike e familjes Zuka, ku mbetën të vrarë 4 anëtarë të kësaj familje nga Pozherani, ka prekur thellë Institucionet komunale dhe qytetarët e komunës së Vitisë. Qeveria komunale, në mbledhjen e mbajtur sot, ka vendosur që dita e premte më 1 janar 2021, kur do të bëhet edhe varrimi i katër anëtarëve të familjes Zuka, të jetë ditë zie. Gjithashtu, është marrë vendim që të anulohen gjitha aktivitetet festive për sonte në ndërrimin e motmoteve në qendër të qytetit në Viti, e as nuk do të ndezën fishekzjarre si viteve të tjera”, thuhet në njoftim.

J.GJ./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj