Britani – Një 35 – vjeçar ka vendosur që të jetojë në një kafaz të kafshëve për 35 ditë me rradhë së bashku me një qen.

Arsyeja pse ai e bën këtë gjë ëshhtë fakti se ai i dashuron kafshët. Sean Vegan do të dalë nga kafazi vetëm një orë në ditë sa për të përdorur banjon dhe për t’u freskuar. Vegan është një dizajnues webi dhe gjithë qëndrimi i tij në kafaz do të monitorohet nga një kujdestar.

Ai ka vendosur të sillet tamam si qentë dhe për këtë, 4 ditët e para nuk do të hajë ushqim, ashtu siç bëjnë qentë kur mbyllen në një mjedis të çuditshëm dhe të panjohur për ta. 35 – vjeçari është vetëofruar për të qëndruar në kafazin e kafshëve.

“Njerëzit mendonin se isha i çmendur kur vendosa të bëj këtë gjë. Do të jetë diçka e vështirë”, tha 35 - vjeçari. Ai gjithashtu shtoi se ashtu si qentë, do të pijë vetëm ujë dhe do të ketë një batanije për rehati.

(v.gj/shqiptarja.com)