Burri në proces divorci e leu me benzinë dhe i vuri flakën, Melisa Trëndafili në luftë për jetën në QSUT! Fqinja i hoqi rrobat e ndezura nga trupi! 45-vjeçari ende në kërkim

Melisa Trëndafili, e cila u dogj me benzinë nga bashkëshorti me të cilin ishte në proces divorci, ka pësuar djegie në 35% të trupit, në fytyrë, qafë dhe gjymtyrë. Kohën kur ajo mori flakë e tmerruar kërkoi ndihmën e fqinjëve të cilët I hoqën rrobet dhe fillimisht I hoqën rrobet nga trupi më pas e nisën në spitalFillimisht i ka telefonuar Melisës duke i kërkuar të dalë nga banesa për të sqaruar diçka, shumë metra poshtë banesës që ajo kishte marrë me qira dhe jetonte me fëmijët e saj.

Pasi u takuan janë ulur në shkallët e një shtëpie  private ku ndodhi dhe ngjarja.  31-vjeçarja trokiti në portën e një shtëpie aty pranë, banorët e të cilës i kanë ardhur në ndihmë, duke i hequr rrobat që kishte veshur dhe mjekuan me barna rrethanore shtëpie. Një fqinj që i ka dhënë ndihmën e parë, deklaroi jashtë kamerave, se e pa komplet ngjarjen.

"Kam parë një burrë i cili në mes të rrugës fare pranë shtëpisë sime ka spërkatur me benzinë një grua e me pas i ka vënë flakën. Gruaja e tmerruar ka trokitur në portën e shtëpisë time dhe së bashku me bashkëshorten e kemi ndihmuar fikjen e flakëve të zjarrit. I kemi hequr të gjitha rrobat nga trupi dhe e kemi veshur por plagët me përjashtim të fytyrës dhe këmbëve, ishin të mëdha dhe pothuajse gjithë trupi ishte me plagë të shumta. Kemi lajmëruar policinë dhe ambulancen të cilët erdhën shpejt në vendin e ngjarjes.

Gruaja është paraqitur në spitalin e Korçës me djegie të rënda në trup por për shkak të gradës së lartë të djegies, ajo është dërguar drejt spitalit të Tiranës për të marrë mjekim të specializuar.

Çifti ka qënë në proces divorci dhe janë prindër të dy fëmijëve të mitur. Policia ka shpallur në kërkim autorin, i cili pas aktit është larguar nga shtëpia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:23
Djegia e Melisa Trëndafilit me benzinë nga burri, reagon edhe ministri Manja: Tronditëse dhe e patolerueshme, dhunë e verbër në familje! Ndëshkim shembullor nga Drejtësia

Teksa nëna e dy fëmijëve të mitur Melisa Trëndafili, po lufton me vdekjen në spitalin e Djegieve në Tiranë, nuk mungojnë dhe reagimet e institucioneve, përveç indinjatës qytetare dhe hetimeve policore që janë ende aktive, në kërkim të bashkëshortit autor të dyshuar të krimit të paprecedent.

Pas ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu, sot (1 Shtator) ka reaguar edhe ai i Drejtësisë, Ulsi Manja. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i dikasterit e përshkroi ngjarjen e Korçës si “tronditëse” dhe të dëmtuarën si “viktimë e dhunës së verbër në familje” de sipas tij ky “është një krim i neveritshëm që kërkon ndëshkim shembullor nga drejtësia!”

“Ky akt i shëmtuar nuk mund të tolerohet dhe as të kalojë pa pasoja të rënda për autorin. Drejtësia duhet të veprojë me vendosmëri dhe pa asnjë hezitim për të dhënë mesazhin e qartë se dhuna në familje nuk ka vend në shoqërinë tonë. Është detyrë e institucioneve dhe e shoqërisë të mbrojmë çdo nënë, çdo fëmijë, nga këto akte barbare, dhe të sigurohemi që ata që shkelin ligjin të marrin dënimin që meritojnë!”, shkruan Manja

Melisa Trëndafili, pësoi djegie të rënda nga flakët (31 Gusht), pasi bashkëshorti i saj Bledar Trëndafili, 45 vjeç, me të cilin ishte në proces divorci prej kohësh dhe jetonte e ndarë, e spërkati në fillim me benzinë teksa ajo doli nga banesa me qira ku po jetonte aktualisht.

Mjekët thonë se 31-vjeçarja ka pësuar djegie në 35% të trupit, në fytyrë, qafë dhe gjymtyrë. Kohën kur ajo mori flakë e tmerruar kërkoi ndihmën e fqinjëve, të cilët i hoqën rrobat, duke i shpëtuar jetën paraprakisht.

Sipas hetimeve, ish-burri i ka kërkuar takim për sqarim Melisës dhe gjatë debatit ndodhi edhe ngjarja. Ai pas krimit u arratis nga vendngjarja dhe ende nuk është arrestuar, teksa Policia e ka shpallur në kërkim. Krimi ka motive xhelozie dhe faktorin e procesit të divorcit, po për shkak të dhunës në familje nga autori.

Një fqinj që i ka dhënë ndihmën e parë, deklaroi jashtë kamerave, se e pa komplet ngjarjen dhe i dha ndihmën 31-vjeçares, duke i hequr teshat në flakë, që të mos i ngjiteshin në lëkurë.

Postimi i ministrit Ulsi Manja, në Facebook
Ora 15:06
Djegia e Melisa Trëndafilit me benzinë nga bashkëshorti, reagon ministri Ervin Hoxha: Apel për të siguruar mbrojtje të fuqishme për vajzat dhe gratë

1723805612_ervinhoxha.jpeg

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha

Lidhur me ngjarjen e rëndë të ditës së djeshme në Korçë, ku Bledar Trëndafili (45 vjeç) i vuri benzinën dhe dogji bashkëshorten e tij Melisa Trëndafili në Korçë për shkaqe xhelozie, ka reaguar ministri i brendshëm, Ervin Hoxha.

Ai e cilëson këtë ngjarje si një akt të papranueshëm, ndërsa bëri thirrje për reagim nga institucionet përgjegjëse dhe nga shoqëria. Ai kërkon që rastet e dhunës në familje të denoncohen dhe qytetarët të bashkëpunojnë me autoritetet.

Së fundmi, ministri Hoxha shpreh urimin për shërim sa më të shpejtë të zonjës Trëndafili, nënë e dë fëmijëve, e cila ka pësuar djegie të rënda dhe ndodhet në QSUT ku po mjekohet.

'Ngjarja e rëndë e ndodhur dje në Korçë, ku një bashkëshort në proces divorci, tentoi të djegë me benzinë gruan e tij, është një akt i papranueshëm që na kujton se dhuna në familje është ende një problem që nuk mund të injorohet e që kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse dhe nga e gjithë shoqëria.

Ngjarje të tilla janë një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe një apel i fortë për të siguruar mbrojtje më të fuqishme për të gjithë ata që vuajnë nga dhuna në familje, sidomos për të miturit, vajzat dhe gratë.

Jam i bindur se, për të parandaluar dhe trajtuar raste të tilla nuk mjafton vetëm reagimi i institucioneve përkatëse, por dhe solidariteti e sensibilizimi i shoqërisë tonë, në mënyrë që askush të mos i nënshtrohet një trajtimi të tillë të papranueshëm, si rasti i Korçës.

Ndaj u bëj thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast të dhunës në familje dhe të bashkëpunojnë me autoritetet, për t’u siguruar që ata, të cilët kryejnë këto akte, të përballen me pasojat e veprimeve të tyre, ashtu siç do të përballet dhe autori i ngjarjes së djeshme!

Si ministër i Brendshëm shpreh mbështetjen time më të madhe për viktimat e dhunës në familje dhe angazhimin tim për të punuar parreshtur për një shoqëri, ku secili të ndjehet i ndjehet i sigurt dhe i respektuar.

Duke i uruar shërim sa më të shpejtë zonjës - viktimë e dhunës në familje dje në Korçë - shpreh angazhimin tim për të forcuar mekanizmat e mbrojtjes dhe mbështetjes së duhur për viktimat si ajo, dhe ftoj edhe institucionet e tjera përgjegjëse të veprojnë shpejt e në përputhje me politikat e qeverisë sonë për luftën ndaj dhunës në familje.', thuhet në reagimin e ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha.

M.Q./G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/09/2024 01:08

    Trendafil e kishte mbiemrin,trendafil ishte dhe nga mendja ky dhe dje u tha qe s'kishte urdher mbrojtje,por per keta tipa urdheri i mbrojtjes nuk vlen.Nuk do t'a kishte djegur me benzine se s'mund t'i afrohej,por mund te kishte perdorur arme zjarri ne distance.Nejse,thuhet ne artikull se e nxori jashte me arsyen e sqarimit.Kur do te mesojne njerezit qe kur shqipot kerkojne,ose vijne per /sqarim/ose do rrihen,ose do plagosen,ose do vriten./Sqarim/=red flag! Sqarimin mund t'a benin dhe ne telefon,viktima duhet t'a kishte nuhatur qe nuk kishte qellim te mire ky /Trendafili/.

    Përgjigju
  • Bim: 01/09/2024 18:21

    Keto burraleca qe vrasin e djegin grate e tyre duhet te futrn ne burg perjetsisht

    Përgjigju
  • Stopkillingwomen: 01/09/2024 12:56

    Nen efektin e alkolit apo jo keta buracake jane injorante qe nuk arrijne te kuptojne e te pranojne ndarjen. Mendojne se grate I kane prona private . Fare e keqe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, Berishën e mund edhe Arlind Qori