PRISHTINË, 4 Mars /ATSH/.- Filmi "Burrneshat", i cili pati premierën botërore në Berlinale 2015 po vazhdon rrugëtimin në festivale. Këtë radhë ky film me skenar nga Laura Bispuri dhe Francesca Manieri dhe regji nga Laura Bispuri do të jepet premierë në Amerikën të Veriut në Tribeca Film Festival, njofton sot Qendra Kinematografike e Kosovës.
Ky festival i kategorisë A, do të mbahet prej 15 deri 26 Prill ku "Burrneshat" do të konkurrojë për të njëjtin çmim në "World Narrative Feature Competition" bashkë me filmat si: "The Adderall Diaries" me regji nga Pamela Romanowsky (me protagonist James Franco) pastaj "Franny" me regji nga Andrew Renzi (me protagonist Richard Gere) etj.
"Burrneshat" është i mbështetur në romanin e Elvira Dones "Hana" dhe flet për Hana Doda, e cila ende një vajzë e vog?l, braktis fatin e saj për të qenë thjesht një bashkëshorte dhe shërbëtore, e ardhme e detyruar kjo p?r gratë në malet e ashpra të Shqipërisë. Duke ndjekur udhëzimet e ungjit të saj, i bindet ligjit t? vjetër të Kanunit, i cili i jep grave mund?sin? për të jetuar të lirë si burrat dhe pasur një pushkë, duke marrë në k?mbim betimin e virgjërisë të përjetshme. Për të gjithë Hana - Marku, bëhet një "virgjëreshë e betuar".
Ky film ka një kastë të mrekullueshme aktorësh, të cilëve iu prin aktorja e njohur italiane Alba Rohrwacher bashkë me aktoren shqiptare Flonja Kodheli, Lars Eidinger dhe aktorët Luan Jaha, Ilire Vinca, Bruno Shllaku etj.
Filmi "Burrneshat" është bashkëprodhim i Italisë (Vivo Film, Colorado Film Production), Kosovës (Era Film Kosov? - Sabina Kodra), Shqipërisë (Era Film), Zvicrës (Bord Cadre Film), Gjermanisë (Match Factory). Është i financuar nga Ministria e Kulturës në Itali, Qendra Kinematografike e Kosovës, Euroimages dhe nga Media Programme (Komuniteti Europian). I mbështetur nga televizionet RSI (Radio Televizioni Zviceran) dhe RAI CINEMA (Radio Televizioni Italian)./b.j/k.s/












