Bursa e Tiranës, qeveria
premton aktivizimin e saj

Bursa e Tiranës, qeveria<br />premton aktivizimin e saj
TIRANË - Qeveria Rama do të mbështesë gjallërimin e Bursës së Tiranës me qëllim aktivizimin e tregut të kapitaleve. Zv.kryeministri Niko Peleshi, i pranishëm në Forumin Ndërkombëtar “Tregu i Kapitaleve në Shqipëri e rajon dhe Modeli i Zhvillimit”, tha dje se “ekonomisë i duhet një model i ri për t’u zhvilluar, pasi ai ekzistues i bazuar te borxhet nuk garanton rritje ekonomike”.

Numri dy i qeverisë ka bërë të ditur se po punohet me qeveritë e vendeve fqinjë për të krijuar një treg të unifikuar, si dhe po bashkëpunohet me Turqinë, si një partner potencial ekonomik për vendin. Nga ana e tij, ministri i Energjetikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, në fjalën e tij vuri theksin në nismën e re të qeverisë Rama në partneritetit mes shtetit dhe privatit.

“Është kjo formula e re, që qeveria Rama do të zbatojë në marrëdhënie me sipërmarjen private, që kërkon të investojë në sektorët strategjikë”, tha ai, duke nënvizuar faktin se, nëpërmjet bashkëpunimit publik-privat, shteti ndjek në vijimësi investimet, duke mbajtur parasysh interesat e publikut.

Gjiknuri, ka përsëritur një deklaratë të bërë tashmë nga të gjithë anëtarët e mazhorancës, se konçensionet e dhëna deri tani, në të gjithë sektorët e ekonomisë, do të kalojnë në sitën e qeveritarëve të rinj, për të pasur një tablo të plotë të gjendjes së tyre dhe problematikës. Në forum, nga përfaqësues të Bursës së Stambollit dhe të bursave rajonale, u theksua se është shumë i rëndësishem aktivizimi i Bursës së Tiranës, duke parë potencialin ekonomik dhe financiar të Shqipërisë dhe të mbi 15 milionë shqiptarëve kudo ndodhen.

Nga të pranishmit u pranua dhe u theksua për perfaqësuesit e lartë të Ekzekutivit se nuk mund të kuptohet Model i Zhvillimit Ekonomik pa bursën, të cilën e kanë edhe vende të kontinenteve të tjera, shumë më të varfëra se vendi ynë.
 
Shkrimi u botuar sot (25.09.2013) në gazetën shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë