Rektori i Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku i bëri thirrje të rinjve që të mos nisin jetën nga e para duke emigruar jashtë vendit për studime kur ka shumë mundësi në vendin tonë. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj u shpreh se pritet që të shtohen numri i studentëve që aplikojnë për degët prioritare në një kohë kur hiqet edhe kriteri i mesatares 8.5.
Sallaku tha se ata që zgjedhin programe të domosdoshme marrin bursë sa paga minimale nga qeveria si dhe i garantojnë vetes vendin e punës. Megjithatë u shpreh se ka skepticizëm për këto degë.
“Çdo i ri që preferon të aplikojë për programet e studimit si agronomi, zootekni, peshkim, mbrojtje bimësh, inixhineri pyjesh, teknologji ushqimore, pra janë programe që janë të domosdoshme dhe kanë të garantuar vendin e punës. Çdo i ri që vendos të aplikojë për këto programe përfiton mbështetje financiare të barabartë me pagën minimale në Shqipëri plus nuk paguan tarifën e studimit. Ka skepticizëm për këto profesione se do të thotë të punosh në bujqësi, blegtori e ferma. Nëpërmjet këtyre masave, ajo që të rinjtë duhet të dinë është se Universiteti Bujqësor është në periudhën më të mirë”, tha Sallaku.
Po ashtu, rektori shtoi se diplomat e Univeristetit Bujqësor njihen në të gjithë botën dhe tani po punojnë që të merren diploma të njëjta me Universitetet europiane.
“Diplomat e Universitetit Bujqësor njihen në çdo cep të botës dhe veçse garantimit të njohjes në çdo Universitet, garantojnë punësim të suksesshëm e të sigurtë. Interesi i maturantëve s’ka qenë shumë i lartë. Aktualisht kemi 5 diploma të përbashkëta me Universitetin e Viterbos në Itali. Po ashtu jemi në një marrëveshje të drejtpërdrejtë me Universitetin e Vienës dhe synojmë që në 4-5 vite të shndërrohet në të njëjtën me të. Pra të rinjtë s’kanë pse udhëtojnë nëpër botë kur mund të marrin 2 diploma këtu”, tha Sallaku.
Për sektorin e bujqësisë, Sallaku tha se studentët e degëve prioritare arrijnë të gjejnë vende pune deri në 3-4 javë pas diplomimit ndryshe nga ata që zgjedhin degë që i cilëson të tejmbushura si juridiku apo financa.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11356
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gazetari Almer Toska në 'Studio Live': Belinda Balluku groposi Erion Veliajn! Azgan Haklaj: Trekëndëshi i Bermudës ka eklipsuar diellin e shqiptarëve
14 Shkurt, 18:16
-
Negociatat Rusi-Ukrainë/ Eksperti Kamberi për Report Tv: Takimet mes palëve mund të mbahen në Arabinë Saudite! BE mund të mos përfshihet, nuk pëlqehet nga Trump e Putin
13 Shkurt, 21:13
-
Financimi 250 mln euro në bujqësi, Rrapaj në Report Tv: Mbi 100 mijë përfitues! Çoçoli: Njihen vitet e punës edhe pa dokumente për fermerët që kanë punuar në kooperativa
13 Shkurt, 19:45
-
Hetimet ndaj Veliajt, Petro Koçi: Në sistemin e drejtësisë ka njerëz të Berishës që duan ta shkatërrojnë! Romeo Kara: PS bëri hap fals me qëndrimin ndaj SPAK
13 Shkurt, 18:14
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Vetëvendosje forcë e parë, deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ngre dyshime: Paratë janë vënë në shërbim të blerjes së votës
12 Shkurt, 19:22
-
Arrestimi i Veliaj, ish-prokurori Karanxha: Ols Dado u emërua në kundërshtim me ligjin! Nëse ka konflikt interesi, të heq dorë nga dosja! ILD të vihet në veprim
12 Shkurt, 18:36
-
Kurti forcë e parë, por me rënie, Ledjon Krisafi: Liderët e opozitës nuk frymëzojnë! Bilalli: Replikat me Grenellin kanë ndikuar
10 Shkurt, 19:12
-
Arrestimi i Veliajt, Ngjela në 'Studio Live': Ra alibia se SPAK-un e drejton Rama! Në Prokurorinë e Posaçme janë ekspertët e huaj, do na shpëtojnë nga padrejtësia
10 Shkurt, 18:46
-
Bashkëpunimi me 'BOKU', ish-rektori i Universitetit të Vjenës: Keni shkencëtarë të zotë! Rama: Në 2030 Universiteti Bujqësor me imazh të ri!
8 Shkurt, 08:54
-
Kritikat e Grenell ndaj Kurtit/ Ilir Aliaj: SHBA do që Kosova të qeveriset nga një koalicion! Ben Andoni: Qasja e Uashingtonit ndaj Prishtinës mund të ketë të papritura
7 Shkurt, 21:53
-
Debat në ‘Studio Live', Sulo: Në listat e mbyllura të PS deputetë të rinj, Rama do heqë të vjetrit! Qefalia: S’do ketë vetëm të rinj, do fitojmë zgjedhjet
7 Shkurt, 18:44
-
Azgan Haklaj: Në PD Bardhi do ketë betejë të ashpër me Berishën, shkoi për t'i marrë partinë! Valteri: Saliut s’do i hiqet kurrë ‘non grata’
7 Shkurt, 17:44