Bursat me rritje pas shpëtimit
të bankave spanjolle

Bursat me rritje pas shpëtimit <br />të bankave spanjolle
Tregjet financiare në Europë dhe Azi kanë reaguar pozitivisht dhe kanë shënuar ngritje pas marrëveshjes së fundjavës për shpëtimin e bankave spanjolle me 100 miliard euro.

Në fillim të ditës FTSE 100 e Londrës pa një rritje me 1.7%, Dax në Frankfurt shkoi 2.3%, Cac 40 në Paris 1.8%, ndërsa madrilenja Ibex shënoi një bilanc pozitiv prej 4.5%.

Euro ia doli të fitojë më shumë se një cent në krahasim me dollarin amerikan.

Bankat më të dobëta spanjolle e panë veten të zhytur me miliarda euro në borxhe të këqija pas një kolapsi të bumit të ndërtimeve që u pasua me një recesion ekonomik.

Më herët, bursa e Nikkei në Tokio u mbyll me një bilanc pozitiv prej 2%.

Në tregjet e bonove, interesi i bonove spanjolle 10-vjeçare ra nën 6%. Interesi i bonove merret si tregues i interesave që duhet të paguajnë shtetet për të marrë borxhe të jashtme.

Ekonomia spanjolle që vazhdon të jetë në recession pritet të tkurret edhe me 1.7% këtë vit.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën