Bushati apo Meta, kush e jep
plotfuqinë? Ja çfarë thotë ligji

Bushati apo Meta, kush e jep<br />plotfuqinë? Ja çfarë thotë ligji<br>
Debati lidhur me kompetencën për dhënien e plotfuqisë për nisjen e negociatave zyrtare mes Shqipërisë dhe Greqisë duket se e ka futur në një ngërç institucional vendin, pas kërkesave të parashtruara sot nga Presidenti i Republikës ndaj ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, për dhënien e autorizimit nga ana e Kreut të Shtetit.

Meta radhiste një sër faktorësh se përse nuk mund ta jepte ende autorizimin në kushtet aktuale.

Në fakt ligji njeh që presidenti jep autorizim dhe jo plotfuqi. Këtë të fundit e jep Ministri i Punëve të Jashtme, pas autorizimit të presidentit. Por ligji nuk parashikon ndonjë kriter detyrues për MEPJ-në, në menyrë që kjo e fundit të mund ta marrë autorizimin nga Presidenti.

Ja çfarë thotë më konkretisht neni 6 i ligjit Nr. 43/2016:

Neni 6

Plotfuqitë për marrëveshjet ndërkombëtare

1. Përfaqësuesit e Republikës së Shqipërisë, të autorizuar për nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, pajisen me plotfuqi nga autoriteti kompetent pas miratimit në parim të projektmarrëveshjes nga Këshilli i Ministrave.

2. Përfaqësuesit e Republikës së Shqipërisë, të autorizuar për negocimin dhe parafimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, të parashikuara në nenin 121, pika 1, të Kushtetutës, pajisen me plotfuqi.

3. Autoritetet kompetente për lëshimin e plotfuqive janë si më poshtë:

a) kur marrëveshja ndërkombëtare që negociohet dhe/ose nënshkruhet është në emër të Republikës së Shqipërisë, plotfuqia lëshohet nga ministri i Punëve të Jashtme, pas autorizimit të dhënë nga Presidenti i Republikës;

b) kur marrëveshja ndërkombëtare që negociohet dhe/ose nënshkruhet është në emër të Këshillit të Ministrave, plotfuqia lëshohet nga ministri i Punëve të Jashtme, pas autorizimit të dhënë nga Kryeministri;

c) në rastet e përmendura në shkronjat “a” dhe “b”, të kësaj pike, kërkesa për lëshimin e plotfuqisë i drejtohet autoritetit kompetent për lëshimin e autorizimit nga institucioni që ka iniciativën për lidhjen e marrëveshjes, të shoqëruar nga teksti i projektmarrëveshjes dhe një relacion shpjegues.

4. Ministria e Punëve të Jashtme përgatit plotfuqinë brenda shtatë ditëve pune nga data e marrjes së autorizimit nga autoriteti kompetent, sipas parashikimeve të shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 3, të këtij neni. Plotfuqia përgatitet në gjuhën shqipe, sipas formatit zyrtar, e vulosur me vulën e thatë dhe mund të shoqërohet me përkthimin në gjuhën angleze, të vërtetuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.

5. Në përputhje me parashikimin e nenit 5, të këtij ligji, përjashtohen nga pajisja me plotfuqi për nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare Presidenti, Kryeministri, ministri i Punëve të Jashtme, ambasadori i misionit diplomatik me shtetin ose organizatën ndërkombëtare ku është akredituar.

ligji

Neni 6 i ligjit Nr. 43/2016

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024