Bushati: BE hap negociatat vetëm
nëse nisim zbatimin e Vettingut

Bushati: BE hap negociatat vetëm<br />nëse nisim zbatimin e Vettingut
BE po e thotë çdo ditë troç se hapi i ardhshëm i Shqipërisë – hapja e negociatave – varet nga zbatimi i reformës së sistemit të drejtësisë, në veçanti zbatimi i procesit të Vettingut. 
 
Kështu shprehet ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, teksa komenton konkluzionet e Samitit Evropian për Shqipërinë.

Kryediplomati shqiptar shkruan në Facebook se Këshilli Evropian rikonfirmon qartazi perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe thekson rëndësinë e përparimit në rrugën e reformave.

"Theksi vihet tek vazhdimi me vendosmëri i reformave, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe nismave gjithpërfshirëse rajonale.
Progresi i arritur deri më tani, nxit angazhimin e Këshillit për të mbështetur të gjitha vendet e rajonit në çuarjen përpara të reformave dhe projekteve europiane.
Për Shqipërinë është një aspiratë kombëtare, një interes i përgjithshëm dhe një punë e përditshme dhe e përkushtuar dhe rezultate të prekshme për qytetarët tanë",
shkruan Bushati.

Reagimi i plotë i Bushatit: 
Mirëpresim fokusin ndaj Ballkanit Perëndimor si një rajon jetik për BE-në dhe sigurinë kolektive dhe vëmendjen e përqëndruar të krerëve të shteteve dhe qeverive të shteteve anëtare, që evidenton vlerën e shtuar të rajonit për familjen europiane.
Theksi vihet tek vazhdimi me vendosmëri i reformave, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe nismave gjithpërfshirëse rajonale.
Progresi i arritur deri më tani, nxit angazhimin e Këshillit për të mbështetur të gjitha vendet e rajonit në çuarjen përpara të reformave dhe projekteve europiane.
Për Shqipërinë është një aspiratë kombëtare, një interes i përgjithshëm dhe një punë e përditshme dhe e përkushtuar dhe rezultate të prekshme për qytetarët tanë.
Ajo çfarë pritet nga ne është e qartë. Ne duhet të tregojmë përgjegjësinë kombëtare për të mos e vonuar më shumë afrimin me BE, dyert e së cilës mbeten të hapura për shqiptarët dhe të gjithë qytetarët e rajonit tonë.
BE po e thotë çdo ditë troç se hapi i ardhshëm i Shqipërisë – hapja e negociatave – varet nga zbatimi i reformës së sistemit të drejtësisë, në veçanti zbatimi i procesit të vettingut. Është koha që të hiqet dorë nga loja me lufra nga çadra e t’i hapet rruga jetësimit të një reforme thelbësore për demokracinë dhe shtetin e së drejtës.
Krijimi i organeve të vetingut nga Kuvendi do t’i jepte një sinjal të qartë partnerëve tanë europianë mbi vullnetin tonë për të vendosur sundimin e ligjit në vend. Interesi kombëtar e bën edhe më urgjente këtë hap në këtë kohë të trazuar në rajon.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit