Gjatë kësaj vizite, Ministrat kanë zhvilluar takime për intensifikimin e raporteve ekonomike dhe tregtare me Emiratet e Bashkuara Arabe. Ministri Bushati dhe Ministri Gjiknuri janë takuar me shkëlqesinë e tij, Ahmed Bin Saeed Al Maktoum, president i grupit “Emirates” dhe “Dubai World”.
Në takim u fol për rritjen e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar, mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë, ku një fokus të veçantë zuri fusha e aviacionit civil.
Gjithashtu, Ministrat Bushati dhe Gjiknuri u takuan me Presidentin e “Dubai World Trade Center”, Helal Saeed Almarri. Gjatë takimit u fol për bashkëpunimin në fushën e turizmit, ku Helal Saeed Almarri shprehu falënderimin për mbështetjen që Shqipëria i dha Emirateve te Bashkuara Arabe lidhur me Expo 2020, si dhe ftoi kompanitë shqiptare të fushës së turizmit për të shkëmbyer përvoje në ketë fushë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)