TIRANË-Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati zhvilloi sot homazhe në Ambasadën e Republikës së Francës në Tiranë, pas ngjarjes tragjike në Paris, ku si pasojë e një sulmi terrorist në redaksinë e gazetës satirike 'Charlie Hebdo' u vranë 12 persona.
"Nuk ka demokraci pa liri. Nuk ka liri pa lirinë e shprehjes. Shqipëria është në këto momente të vështira me Francën dhe do të jetë gjithnjë në funksion të mbrojtjes dhe promovimit të vlerave dhe parimeve të shenjta të lirisë dhe demokracisë #JeSuisCharlie", ishte mesazhi i ngushëllimit  që shkroi në librin e homazheve ministri Bushati./ATSH/