10 persona u arrestuan nga policia për protestën e djeshme, ndërsa 22 po hetohen në gjendje të lirë
Sipas policisë, të arrestuarit janë nga mosha 18 vjec deri në 37 vjec, mes të cilëve është edhe një vajzë 18-vjeçare dhe një shtetas i huaj, amerikan. Julien Uilliams.
Në një njoftim zytar policia thotë se këtë persona janë kapur “duke qëlluar me gurë dhe sende të tjera të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinës së Ministrisë së Arsimit, duke dëmtuar fizikisht punonjësit e Policisë dhe duke shkaktuar dëme materiale në godinë dhe në sinjalistikën rrugore”.
Gjatë tubimit të djeshëm në Tiranë, janë dëmtuar 8 punonjës policie.
Njoftimi i Policisë
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar dje:
-u arrestuan në flagrancë shtetasit, K. B., 20 vjeç; L. L., 18 vjeçe; J. Ë., 37 vjeç; M. J., 28 vjeç; R. B., 30 vjeç; E. Xh., 23 vjeç; E. B., 19 vjeç; E. V., 21 vjeç; K. S., 20 vjeç dhe K. B., 18 vjeç;
-u proceduan penalisht 22 shtetas.
Këta shtetas janë kapur duke qëlluar me gurë dhe sende të tjera të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe godinës së Ministrisë së Arsimit, duke dëmtuar fizikisht punonjësit e Policisë dhe duke shkaktuar dëme materiale në godinë dhe në sinjalistikën rrugore.
Gjatë tubimit të djeshëm janë dëmtuar 8 punonjës Policie.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme
Lajmi kryesor:
Aktet e dhunës në protestat në Tiranë, 63 protestues dalin në Gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë! Merret vendimi për 5 prej tyre, 3 në 'arrest me burg' dhe 2 në 'detyrim paraqitje' (EMRAT)



