Rama i delegon detyrën e ministrit të Jashtëm/ Cakaj: Negociatat, 5 muajt e ardhshëm janë punë pa orar

Kryeministri Edi Rama i delegon detyrën e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, zv/ministrit Gent Cakaj i cili u bë mollë sherri për përplasjen Presidencë-Qeveri, pasi Ilir Meta refuzoi të dekretojë emërimin e tij në postin e kryediplomatit. Një ditë pas betimit te Meta, Rama u prit sot në ambientet e Ministrisë nga Ditmir Bushati i cili i dorëzoi edhe detyrën. Në fjalën e tij të shkurtër, kryeministri Edi Rama tha se i delegon drejtimin e ministrisë zv/ministrit Gent Cakaj, duke i dorëzuar atij dekretin e Ilir Metës. "Është fjalë më e shkurtër  në jetën time. Unë në funksionin tim si ministër i jashtëm i delegoj zotit Gent Cakajt drejtimin e kësaj Ministrie dhe përfaqësimin në institucionet ndërkombëtare", u shpreh Rama. 

Në fjalën e tij, Cakaj tha se politika e jashtme e Shqipërisë nën drejtimin e tij nuk do ndryshojë. Ai komentoi edhe hezitimin e dekretimit të tij nga ana e presidentit Ilir Meta dhe tha se rinia e tij është konsideruar faj. Bushati tha se në këto vite Shqipëria ka shënuar hapa të rëndësishëm në rrugën e integrimit në BE. Cakaj shtoi se Shqipëria do të vijojë punën për hapjen e negociatave dhe se 5 muajt e ardhshëm do të jenë punë pa orar.

Rama i delegon detyrën Cakajt

Një ditë më parë Rama u betua para presidentit Ilir Meta. Kryeministri Edi Rama u propozua nga grupi parlamentar socialist për postin e kryediplomatit pas përplasjeve me Ilir Metën i cili refuzoi të dekretojë emrin e Gent Cakajt si pasues të Bushatit. Refuzim i cili solli replika të forta mes Ramës dhe Metës të cilët nuk kursyen as akuzat e ndërsjella.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:12
Rama i delegoi Cakajt detyrën e ministrit të Jashtëm, Meta: Nuk ndërhyj në organizimin e brendshëm të ekzekutivit

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas delegimit të detyrës së ministrit të Jashtëm që kryeministri Edi Rama i ka bërë Gent Cakajt. Meta është shprehur se nuk do ta komentojë vendimin e Ramës pasi janë çështje që i takojnë organizmit të brendshëm të ekzekutivit. 

"Presidenti nuk ndërhyn dhe nuk komenton për aktet e organizimit të brendshëm të ekzekutivit apo të ministrive. Unë si President i Republikës respektoj Kushtetutën dhe i kam shumë të qarta kompetencat e mia se cilit institucion mund t’i delegoj autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshjet ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë,"- tha Meta gjatë ceremonisë në Kamëz. (SHIKO KËTU)

Ora 10:41
Delegimi si ministër i Jashtëm, Rama i dorëzoi Cakajt dekretin që mori dje te Meta

"Është fjalë më e shkurtër në jetën time. Unë në funksionin tim si ministër i jashtëm i delegoj zotit Gent Cakajt drejtimin e kësaj ministrie dhe përfaqësimin ën institucionet ndërkombëtare". Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në ceremoninë e marrjes së detyrës së ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme nga Ditmir Bushati. Detyrë të cilën Rama ia delegoi zv/ministrit Gent Cakaj. Kreu i qeverisë i delegoi Cakajt pikërisht dekretin e marrë nga ai një ditë më parë te presidenti Meta ku edhe u betua. 

Ora 10:28
Gent Cakaj merr drejtimin e MPEJ me shprehjen e Ali Podrimës: Kam kohën dëshmitar (VIDEO)

Ministri i deleguar i Europës dhe Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, gjatë fjalës së tij pas marrjes së detyrës nga kryeministri Edi Rama, ka sjellë një shprehje të poetit shqiptar Ali Podrimja. Cakaj tha se koha do të jetë dëshmitar në punën e tij në drejtimin e MPEJ.

“Koha thotë Podrinja shpesh herë ecen mbi shpinën  e Breshkës, ndërkohë këto ditë koha ka ecur ngadalë. Unë kam kohën dëshmitare për punën time dhe do të qëndroj me dinjitet para ccdo njeriu që i ka dhënë votën kësaj shumice. “-tha Cakaj.

Ora 10:28
Refuzoi ta dekretojë, Cakaj mesazh Metës: Rinia ime u quajt faj, do përmirësoj imazhin (VIDEO)

Në fjalën e parë si ministër i deleguar për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj iu referua edhe qëndrimit të mbajtur nga presidenti Ilir Meta, i cili refuzoi ta dekretojë. Cakaj tha se rinia u quajt faj, ndërsa shtoi se sfidë për të mbetet përmirësimi i imazhit pas replikave të forta mes Presidencës dhe Qeverisë. "Ndjehem më i lëhtësuar sepse më është komunikuar detyra e lartë. Me kompetenca të deleguara nga Edi Rama, nën vëzhgimin e tij është një status i garantuar. Mosha e re është burim energjie. Pavarësisht sfidave të mëdha Shqipëria qëndron në kuotën më të lartë rtë përfaqësimit diplomatik. Shqipëria qëndron më afër se kurrë për hapjen e negociatave. Jemi në fazën e pakthyeshme për të kurorëzuar kryesimin e OSBE-së për vitin që vjen. Nuk di sit a falenderoj Ramën për besimin që më ka dhënë. Do të vazhdojmë me erngji të reja dhe qasje proactive. Do të mbetemi forcë e paqes dhe stabilitetit. Bartëse e ideve të zhvillimit në mes të mjeteve të dialogut dhe bashkëpunimit me fqinjët. Duam të rrisim komunikimin me faktorin shqiptar.do të jemi sa më afër tyre. Rruga e Shqipërisë për në familjen europiane kalon në procesin e konsolidimit në rajon. Shqipëria duhet të jetë e angazhuar për të realizuar këtë synim. 5 muajt e ardhshëm do të jenë punë pa orar", tha Cakaj. 

Ora 10:25
Gent Cakaj flet si kryediplomat: Politika e jashtme s'do ndryshojë, 5 muajt e ardhshëm punë pa orar

Pas delegimit të detyrës, Gent Cakaj ka mbajtur fjalimin e parë si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Jashtme. Cakaj tha se politika e jashtme e Shqipërisë nën drejtimin e tij nuk do ndryshojë. Objektivat e MEPJ, tha Cakaj, janë çelja e negociatave me BE në qershor, kryesimi i OSBE si dhe pjesëmarrja në Këshillin e Sigurimit. 5 muajt e ardhshëm, tha ai, do jetë punë pa orar. "Ndjehem më i lëhtësuar sepse më është komunikuar detyra e lartë. Me kompetenca të deleguara nga Edi Rama, nën vëzhgimin e tij është një status i garantuar. Mosha e re është burim energjie. Pavarësisht sfidave të mëdha Shqipëria qëndron në kuotën më të lartë rtë përfaqësimit diplomatik. Shqipoëria qëndron më afër se kurrë për hapjen e negociatave. Jemi në fazën e pakthyeshme për të kurorëzuar kryesimin e OSBE-së për vitin që vjen. Nuk di si ta falenderoj Ramën për besimin që më ka dhënë. Do të vazhdojmë me energji të reja dhe qasje proaktive. Do të mbetemi forcë e paqes dhe stabilitetit. Bartëse e ideve të zhvillimit në mes të mjeteve të dialogut dhe bashkëpunimit me fqinjët. Duam të rrisim komunikimin me faktorin shqiptar.do të jemi sa më afër tyre. Rruga e Shqipërisë për në familjen europiane kalon në procesin e konsolidimit në rajon. Shqipëria duhet të jetë e angazhuar për të realizuar këtë synim. 5 muajt e ardhshëm do të jenë punë pa orar", tha Cakaj.

Ora 10:21
5 vjet ministër i Jashtëm, Bushati bën rezymenë: Shqipëria hapa të rëndësishëm në rrugën e integrimit

Ditmir Bushati ka bërë rezymenë e pesë viteve të tij si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, në ceremoninë e dorëzimit të detyrës te kryeministri Edi Rama. Bushati tha se në këto vite Shqipëria ka shënuar hapa të rëndësishëm në rrugën e integrimit në BE. "Ministria që po lë pas është shumë herë më e mirë dhe solide për t’u përballur me sfidat e kohës se ç ‘ishte 5 vjet e gjysëm më parë. Po lë pas një ekip ambicioz që me dinjitet punon për Shqipërinë, bashkëpunon për një rajon më të begatë dhe kontribuon për një Europë më të sigurt. Asnjë nga këto arritje nuk do të ishte e mundur pa besimin, bashkëpunimin dhe mbështetjen e Kryeministrit Rama dhe të kolegëve të kabinetit qeveritar. Partnerët ndërkombëtarë me të cilët kam punuar dhe ndarë sfidat e kohës kanë qenë një ndihmesë e madhe në përmbushjen e objektivave. Nuk ka garanci se ajo çfarë kemi përpara do të jetë më e mirë a më e lehtë se ajo çfarë po lëmë pas. Puna jonë transformuese ka krijuar me siguri të pakënaqur dhe kundërshtarë. Por një gjë është e sigurt: sfidat na kanë bërë më të fortë, më të qëndrueshëm e shpresoj më të denjë për Shqipërinë e të nesërmes. Faleminderit! Ju priftë e mbara!", u shpreh Bushati.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SHQIPTARI: 24/01/2019 12:30

    O mos u koritni o burra po nese esht i aft pse mos te jet minister ...apo e deshirut naj Shkja te zi per minister...e shikjoni qfar na ka ber komunizmi naj ka humbur ndjenjet Kombetare...

    Përgjigju
  • azgani: 23/01/2019 23:00

    juve shqiperis po ju vjen inati -vetem qe nga kosova eshte.ky cakaj- po rama din diqka qe ka vendos me bo Minister te jashtem.nje djal te ri-mendoj se intelixhenca e menquria tij eshte diqka superinteligent.kjo i duhet edi rames patjeter,

    Përgjigju
  • redu: 23/01/2019 20:42

    Baton Haxhiu kryeminister de facto u Shqiperise . Gramoz Ruci cfsr i bere OS me Ramen qe e bere kryetar . Mbaj Rilindjen se PS ka marre ferra uraten

    Përgjigju
  • ardi: 23/01/2019 16:04

    ligjerisht minister eshte rama, le tja delegoje kompetencen kujt te kete qef, nje bebeje qe i ka rekomanduar batoni apo dikujt tjeter qe mund ti rekomandojne shkoket e tij (josocialiste). ne fund pergjegjsine ligjore dhe institucionale e mban ai qe eshte betuar.

    Përgjigju
    • ne tiron: 23/01/2019 22:14

      Si votues historik I se majtes qe jam, mendoj qe sjelljet arrogante e prepotente qe po karakterizojne, do te ndikojne ne voten time te ardshme. Do e shkund voten mire, uroj qe edhe shume majtista te tjere te me ndjekin

  • Illyricum: 23/01/2019 15:04

    Tani e gjithe bota do te beje kete prezantim te Shqiperise: ZONJA DHE ZOTERINJ, PERPARA JUSH MINISTRI I JASHTEM I SHQIPERISE, ZOTI KA.. (spese “C” shqiptohet “K”).

    Përgjigju
  • ilo: 23/01/2019 11:31

    Inatci Presidenti, karagjoz Kryeministri mjere ky vend kush e drejton ketyre su rruhet per agjenden e integrimit te Shqiperise para agjendave te tyre personale.Turp

    Përgjigju
  • Ops: 23/01/2019 11:30

    Turp

    Përgjigju
  • Konjak: 23/01/2019 11:27

    S'flitet ma.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja