Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama ditën e sotme, që i delegoi detyrën e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, zv/ministrit Gent Cakaj, i cili u u bë mollë sherri mes Presidencës dhe maxhorancës, pasi Ilir Meta refuzoi ta dekretojë në postin e kryediplomatit (lexo këtu). Për Mediun, Rama po shkatërron politikën e jashtme. Opozitari thekson se Shqipëria gjendet përballë shumë sfidave dhe përgjegjësive, ndërsa shton se ulja e përfaqësimit në këtë mënyrë është e paprecedentë.

Reagimi i plotë i Fatmir Mediut
Veprimi i Rames per te deleguar nje autoritet kushtetues si Ministri i jashtem te nje zv/Minister Genc Cakaj, eshte nje veprim absurd, I cili tregon kalbezimin e qeverise shqiptare. Ne jemi perballe sfidash kombetare sic eshte Hapja e negociatave me BE.
Dikutimi I kufijeve detar me Greqine
Dialogu Kosove-Serbi
Pergjegjesia e madhe me marjen e Presidences se OSBE. Ulja e nivelit te perfaqesimit ne keto ceshtje eshte shkaterruese per politiken e jashteme, e paprecedente dhe idiotike.
Ceshtje qe kerkojne angazhim dhe nivel maksimal perfaqesimi dhe mbeshtetje politike, Rama I degradon në mardhenie te rendomta teknike. Kjo eshte varferia mendore dhe politike e kesaj qeverie. As me shume e as me pak me keq se Enveri dhe me keq se Putin. Enveri skishte nevoje per mardhenie me jashte se ndertonte komunizmin në ne rethim, nga armiqte borgjezo-imperialiste. Ndersa Rama shkaterron shtetin dhe nderton korrupsionin.