Ish- ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati e sheh integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashikimin Europian ende shumë larg. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, në kuadër të 15- vjetorit të zgjerimit të Bashkimit Europian, Bushati ka vënë në dukje se pengesë për integrimin janë boshllëqet ekonomike dhe sociale.
‘Sot shënon 15 vjetori i zgjerimit të "Big Bang" të Bashkimit Europian me 10 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore. Një arritje historike pas Luftës së Ftohtë. 15 vjet më vonë, pranimi në BE i Ballkanit Perëndimor duket mjaft i largët, duke mos tejkaluar ende boshllëqet ekonomike dhe sociale. Biznes i pa përfunduar’, shkruan Bushati.