SHBA - Ministri Bushati në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, kryesoi takimin e përbashkët të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Kartës SHBA-Adriatike dhe Kartës SHBA-Baltike.
Gjatë takimit Ditmir Bushati theksoi edhe kontributin e rëndësishëm që Shqipëria, Kroacia dhe SHBA-të japin në mbështetje të aspiratave për anëtarësim Euro-Atlantik të Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Gjeorgjisë, ndërsa rikonfirmoi kërkesën për anëtarësimin e shpejtë të Kosovës në Kartën e Adriatikut.
Në fjalën e tij, Ministri Bushati, pasi ilustroi sfidat aktuale për sigurinë evropiane dhe rajonale, si dhe kontributin e Shqipërisë në përballimin e tyre, theksoi domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal në funksion të përballimit të përbashkët të sfidave të sigurisë.
Ky takim u mbajt nën drejtimin e kryesisë shqiptare të Kartës së Adriatikut dhe ju kushtua kontributit të vendeve pjesëmarrëse në përballimin e sfidave aktuale të sigurisë.
Në takim morën pjesë Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare dhe vëzhguese të Kartës SHBA-Adriatike; Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova, Serbia dhe ato të Kartës SHBA-Baltike; Estonia, Letonia, Lituania dhe Gjeorgjia, si dhe Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euro-Aziatike, Hoyt. Yee, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Çështjet Politike dhe të Sigurisë të NATO-s, Ambasador T. Stamatopoulos. Me ftesë të palës shqiptare, në takim mori pjesë edhe Sllovenia.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO