Ministri Ditmir Bushati zhvilloi dje një takim me përfaqësuesit e Komitetit Shtetëror të Minoriteteve dhe me përfaqësues të shoqatave të minoriteteve të vendit tonë. Në takim u shpërnda Opinioni i Komitetit Këshillues të Konventës Kuadër “Për mbrojtjen e pakicave” dhe rezoluta e KiE-së, përkthyer në gjuhët e pakicave. Bushati nënvizoi vullnetin për mbështetjen e veprimtarisë së tyre në ruajtjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të identitetit gjuhësor dhe kulturor të pakicave.
/Shqiptarja.com








