Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati po zhvillon një vizitë zyrtare në Çeki. Gjatë kësaj vizite ministri Bushati zhvilloi takime me Kryeministrin e Çekisë Bohuslav Sobotka, Kryetarin e Kuvendit, Jan Hamaçek dhe Ministrin e Jashtëm, Lubomir Zaoralek.
Me anë të një postimi në rrjetin social "Facebook", ministri Bushati thekson se, "në këto takime diskutuam mbi marrëdhëniet dypalëshe duke shprehur nevojën për rivitalizim dhe përforcim të marrëdhënieve shqiptaro-çeke në nivel politik, ekonomik dhe kulturor".
Sipas ministrit Bushati, "potencialet e bashkëpunimit midis dy vendeve janë tepër të mëdha ndaj dhe bashkëpunimi ekonomik duhet të jetë më intensiv, duke sjellë qasje dhe projekte konkrete".
"Me Ministrin Zaoralek nënshkruan dy dokumente të rëndësishme, Protokollin e Bashkëpunimit midis dy Ministrive të Punëve të Jashtme në fushën e integrimit, çka do t`i shërbejë intensifikimit të bashkëpunimit mes dy vendeve në këtë fushë, si edhe Deklaratën Juridike për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore", shkruan ministri Bushati.
Ndersa në ditën e parë të vizitës në Pragë, ministri Bushati ishte i ftuar në Institutin për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, ku ligjëroi mbi temën, "Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor në një kontekst gjeopolitik sfidues"./atsh/
/Shqiptarja.com